Basha shpall listën e kandidatëve për deputetë të PD-së

Basha shpall listën e kandidatëve për deputetë të PD-së

Pas arritjes së marrëveshjes me Ramës, tani Basha i është futur punës për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbi tryezë një listë të gjatë propozimesh të bazës së partisë për kandidatët për deputetë. Procesi u ndërpre për shkak të ngritjes së “çadrës së lirisë”. Emrat kishin mbërritur nga baza në qendër, por listës së parë do t’i bashkëngjitet një listë e dytë, që duhet të jetë gati brenda një jave, kohë kur PD-ja duhet të regjistrohet në KQZ dhe të nisë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas ‘GSH’ konfirmohet se në listë ka shumë emra të rinj surprizë, si vajza e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, Rudina Hajdari apo Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Turizmin në PD.

Pjesa më e madhe e emrave hynë për herë të parë në Kuvend, nëse arrijnë të përzgjidhen nga kryesia e qendrës dhe Komisioni i Verifikimit dhe Kontrollit të Figurave në PD, që drejtohet nga doktor Halim Kosova në kuadër të dekriminalizimit.

LISTA-E-KANDIDATEVE-340x280

Category Politikë

Comments

Ne i duam komentet

1 Comment

  1. May 24, 20:54 #1 Gruaja ne Diaspore

    Kemi nje pyetje per Z. Basha,
    A u morr ne konsiderate aplikimi online i portalit per kanditatura te PD, sa dhe kush eshte ne liste nga ky portal.
    Faleminderit
    Gruaja ne diaspore.

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *