<!--:al-->Basha shkëmben batuta me Lindita Nikollën<!--:--><!--:en-->Basha ecxhanges mots with Lindita Nikolla, SP candidate during his visit to SP office<!--:-->

<!--:al-->Basha shkëmben batuta me Lindita Nikollën<!--:--><!--:en-->Basha ecxhanges mots with Lindita Nikolla, SP candidate during his visit to SP office<!--:-->

Ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës “Ibrahim Brahja” në njësinë 3 në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha nuk ka nguruar të vizitojë një nga qendrat elektorale të PS-së, ku kandidon zonja Lindita Nikolli. Kryetari i Bashkisë bëhet i pari personalitet i PD-së që “thyen akullin” e fushatës së nxehtë zgjedhore. Vizita e Bashës është pritur me habi nga mbështetësit socialistë. Basha dhe Nikolli në dalje të zyrës elektorale, kanë shkëmbyer batuta dhe urime. Basha: Të çova të fala. Nikolli: Do fitojmë, do fitojmë. Basha: Do fitojnë qytetarët. Nikolli: Po sigurisht qytetarët. Lulzim Basha sulmoi paraardhësit e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se koha e asfalteve elektorale ka marrë fund. Kryebashkiaku i shoqëruar edhe nga banorë të zonës ka preferuar të shëtisë në këmbë në një pjesë të bllokut “Qemal Stafa”, që do t’i nënshtrohet rikualifikimit të plotë urban.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *