Basha: Rama mbron Tahirin, ish-ministri kërcënon prokurorët. Ja provat e Italisë

Basha: Rama mbron Tahirin, ish-ministri kërcënon prokurorët. Ja provat e Italisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, duke i thënë se ai është pas Saimir Tahirit dhe gjithë trafikantëvë.

Basha tha se, ish-ministri i akuzuar kërcënon prokurorët e çështje.

Për 4 vite PD-ja ka denoncuar trafikun e drogës nga dyshja Rama-Tahiri, por ata kanë bllokuar çdo hetim.
Për 4 vite, i ka transferuar, kërcënuar quajtur kriminelë dhe i ka larguar, oficerët e policisë si Dritan Zagani.
Për 4 vite Habilajt bënin trafik me mbrojtjen e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës.
Antimafia italiane ka sjellë dokumente dhe prova të faktuara për trafikun e drogës nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Antimafia italiane ka sjellë prova që krahu i djathtë i Edi Ramës, trafikonte drogë.
A nuk është provë makina e ministrit. A nuk janë prova plantacionet dhe magazinat e drogave?
A nuk është provë që krimi kishte nën kontroll dhe dhomën e radarëve?
A nuk është provë që trafikanti blen një byzylyk 9 mijë euro për gruan e ministrit.
A nuk është provë që ministrit i duhen 20 milionë euro për zgjedhjet?
Është Edi Rama pas Saimir Tahirit, ai është pas çdo trafikanti. Asnjë gjë nuk është bërë pa leje dhe bekimin e Edi Ramës.
Këto janë arsyet që Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin me imunitetin parlamentar dhe po u bën gjyq prokurorëve.
Tahiri kërcënonte sot prokurorët duke u thënë, po unë trafikoja drogë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone