Basha përkujton 22 Marsin: Ditë frymëzimi për çdo shqiptar

Kreu i opozitës Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook kujton se 24 vjet më parë shqiptarët me votë të lirë zgjodhën të ardhmen, Partinë Demokratike.

Shkrimi i plotë i Lulzim Bashës:

24 vjet më parë, me votë të lirë shqiptarët zgjodhën të ardhmen, zgjodhën shpresën, zgjodhën Partinë Demokratike.

Në këtë 22 Mars çdo demokrat dhe jo vetëm është krenar për arritjet që vendi ka shënuar nën drejtimin e Partisë Demokratike. Rrëzimi i sistemit komunist dhe vendosja e pluralizmit në vend, ekonomia e tregut, liria për të besuar, menduar dhe shprehur, e drejta per t’u arsimuar, infrastruktura, Shqipëria në NATO, lëvizja e lirë, dhe rekomandimi për statusin kandidat në Bashkimin Europian janë vepra të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Sot më shumë se asnjëherë më parë në këto 24 vjet kjo ditë frymëzon çdo shqiptar për të luftuar në mbrojtje të votës, në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Me votë ne do t’i çlirojmë qytetarët nga regjimi i varfërisë dhe i mjerimit, nga regjimi i dhunës dhe kërbaçit, nga regjimi i padrejtësisë dhe i mashtrimit, nga regjimi ku ligjin e bën krimineli dhe i riu apo e reja e sapodiplomuar, profesionisti i ndershëm apo intelektuali i guximshëm endet i papunë.

Me votë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme, ashtu si më 22 mars shqiptarët do të hapin një rrugë të re shprese dhe zhvillimi për Shqipërinë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *