Basha në SHBA: Do kërkojmë numërim elektronik të votave

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me drejtues dhe anëtarë të Federatës Panshqiptare të Amerikës, “VATRA”.

Duke ndarë me ta alternativën e PD-së për Shqipërinë, Basha tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara.

Ai ka kërkuar votim dhe numërim elektronik të votave, për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që, siç tha Basha vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës.

Më tej kreu i opozitës u shpreh për kufizim të përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat. Më tej Basha foli për auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë. Megjithatë sipas tij parakusht për të gjitha është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *