Basha në Sarandë: Ja si do të ulim taksat dhe çmimin e naftës

Basha në Sarandë: Ja si do të ulim taksat dhe çmimin e naftës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua sot me banorët e Sarandës dhe u shpjegoi atyre planin ekonomik që ul taksat, ul çmimin e naftës dhe energjisë, masa këto që do të sjellin qarkullimin e lekut, rritjen e konsumit e të prodhimit

Basha i sqaroi qytetarët e Sarandës për programin ekonomik, gjatë ecjes dhe takimeve me ta sot në mesditë.

Në një kafeneve, Basha takoi disa pensionistë me bindje të ndryshme politike, midis tyre edhe Vangjelin që ka votuar më parë socialistët. “Mos e harxhoni kohën kot. Por shpjegoja Vangjelit se plani jonë funksionon për të gjithë, edhe për socialistët. Këto zgjedhje nuk bëhen për stoicizëm por për xhepin e gjithë qytetarëve”, i kërkoi Basha mikut të tij, mbështetës i Partisë Demokratike.

Kryedemokrati u tha taksistëve të qytetit se paketat turistike për të huajt nuk do të kenë taksën 20% të TVSH-së dhe kjo do të sjellë më shumë turistë në Sarandë dhe Shqipëri. Po ashtu, Basha i njohu me planin për heqjen e taksës së naftës, 240 lekë për litër, që do të ndikojë menjëherë në uljen e çmimit.

Bizneseve të vogla në qytet Basha u tha se plani i tij ka vetëm 1 taksë, 1.5% të xhiros dhe nuk do të paguajnë asnjë cent më shumë ndërsa tatimorët nuk do guxojnë të shkelin në bizneset e tyre. Ulja e taksave do ndihmojë ekonominë dhe do rrrisë xhiron e tyre përmes konsumit.

Basha u takua edhe me një grup peshkatarësh të qytetit të cilët u shprehën se ndodhen në prag të falimentit dhe çdo furnizim e marrin në Korfuz për çmime më të ulëta. Ai tha se plani ekonomik i tij përmban 100 milionë euro subvencion mes të cilave edhe për peshkatarët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *