Basha në Kosovë për vizitë zyrtare, takime me krerët e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot do të zhvillojë një vizitë në Kosovë ku do të takohet me personalitete të ndryshme në vend.

Basha, vizitën e fillon me vendosjen e një kurore lulesh te varri i presidentit Ibrahim Rugova, ndërsa do ta vizitojë edhe familjen e tij.

Po ashtu, takime Basha do ta zhvillojë edhe me presidentin e zgjedhur, Hashim Thaçi, me presidenten aktuale, Atifete Jahjaga, me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe me personalitete të tjera të jetës politike dhe publike.

Gjithashtu, Basha do të bëj homazhe në memorialin e ri kushtuar Epopesë së UÇK-së dhe Komandantit Adem Jashari. Ai do të takojë pjesëtarë të familjes Jashari.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *