Basha në Gjirokastër: Rama Kryeministër i bankave, jo i njerëzve!

Basha në Gjirokastër: Rama Kryeministër i bankave, jo i njerëzve!

Nga qyteti i Gjirokastrës kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur optimist për fitoren e PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Në këto javë kam ecur nga jugu në veri e kam takuar mijëra qytetarë anembanë Shqipërisë. Njerëzit presin me padurim për të votuar PD-në planin tonë ekonomik dhe ekipin e shkëlqyer të deputetëve të ardhshëm të Shqipërisë.
Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës kjo gjendje që zgjat prej katër vitesh e premtimeve të pambajtura të Ramës, me fasada e palma kur njerëzit vuanin për bukën e gojës.

Rama erdhi para 4 vitesh me premtime të mëdha por tjera plane kishte në të vërtetë, plane për të goditur qytetarët me taksa e cmime të larta dhe nuk punoi asnjë ditë për të mbajtur premtimin e tij për të hapur vende pune.

Gjatë këtyre viteve nuk bëri gjë tjetër të veccse të hapte ekspozita e të shihte shfaqje e ndeshje. Gjatë vizitës time në SHBA nuk harxhova asnjë minutë kohë veccse për të takuar njerëz të rëndësishëm të cilëve u shpjegova planin tim ekonomik për Shqipërinë.

Rama nuk e beson planin tim ekonomik se me Ramën taksat do të rriten do të harzhojë miliarda për fasada. Ai nuk ka asnjë plan për të ndihmuar ekonominë. Ky është kryeministri i bankave, jo i njerëzve!”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *