Basha lë me gojë të hapur gazetaren e Zërit të Amerikës: Podesta punon falas për ne

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ftuar për një intervistë në Zërin e Amerikës, pasi po zhvillon një vizitë në Uashington.

Në fund të intervistës, gazetarja e pyeti Bashën se përse PD ka vendosur të punësojë një kompani lobimi si Podesta, kur ai vetë i ka dyert e hapura, pasi takoi edhe zyrtarë të lartë si Victoria Nuland.

“I kam dyert e hapura dhe do vazhdoj t’i kem dyert e hapura. Kompania është kompani që e ka mbështetur më parë Shqipërinë dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në atë që i bën.

Për këtë kontratë nuk do shpenzojë asnjë shumë,” tha Basha.

Gazetarja tha se këto janë kompani që marrin shuma të mëdha për punën që bëjnë por Basha insistoi: “Zero. Është një kontratë që nuk ka faturë financiare, por është një angazhim për një çështje parimore si zgjedhjet e lira që nuk i vlejnë vetëm PD, por edhe PS-së”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *