Basha: Instituti Republikan do ndihmojë PD në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë

“Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar nismën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që 35% e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të rinj”. Kështu thuhet në një njoftim zyrtar të Partisë Demokratike lidhur me takimet që kreu i saj, Lulzim Basha është duke zhvilluar prej disa ditësh në SHBA.

Presidenti i Institutit Republikan Amerikan, Mark Green theksoi në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se: “Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nen lidershipin tuaj, zoti Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri.”

Basha ka kërkuar ndihmën e IRI për të implementuar në standardet më të larta të mundshme modelin amerikan për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjë që u mirëprit me kënaqësi nga zoti Green. Në bashkëpunim dhe me Fondacionin për Liri dhe Demokraci, Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë në trajnimin e të rinjve dhe grave në politikë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *