Basha i raporton Mogherinit: Rama bashkëpunon me krimin

Gjatë takimit 30 minutësh që zhvilluan sot në mëngjes kryetari Basha dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, është diskutuar mbi situatën politike në vend, ndërkohe që kreu i opozitës i ka shprehur Mogherinit shqetësimet e tij në lidhje me kapjen e shtetit nga krimi.

Kryeopozitari Basha bëri të ditur për mediat temën e diskutimit me diplomaten e BE-së. Sipas tij në fokus të takimit ishte situata politike në vend si dhe fakti që BE vitin e kaluar priti një dyndje të madhe emigrantësh shqiptarë. Ndër të tjera Basha theksoi se kishte kryeministri Rama ishte në krah të krimit dhe sfidues i mesazheve të aleatëve.

“Situatën aktuale politike në vend, pasojat që ka për qytetarët shqiptarë por dhe BE që u detyrua vitin e kaluar të priste shumë emigrantë. Situatë e shkaktuar kjo si pasojë e krimit korrupsionit e zhbërjes dhe zmbrapsjes së Shqipërisë në qershorin e 2013-ës. Kjo qeveri u zotua që nuk do vinte në dyshim asgjë, sot vonon vendimin e Kushtetutës. Opozitës nuk mund ti mohohet e drejta Kushtetuese.”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha tha se e ka informuar Mogherinin se kjo maxhorancë ka pamundësuar hetimin e çështjeve të rënda të korrupsionit, apo shkarkimet masive në administratë.

“Dy komisione të pezulluara dhe mbi të gjitha çështjen kyçe të dekriminalizmit. Kjo risjell në kujtesë qëndrimin në krah të krimit të kreut të maxhorancës. Është një qëndrim sfidues ndaj mesazheve të aletaëve tanë”, tha ai.

Një tjetër temë e rëndësishme ku është ndalur biseda mes kreut të PD-së dhe Mogherinit ka qenë reforma në drejtësi. Basha tha se PD mbetet për një reformë të pakapur dhe për dialog.

“Folëm edhe për reformën në drejtësi, ku PD mbetet e angazhuar për një reformë të pakapur. PD mbetet e hapur për dialog. Maxhoranca refuzon reformën në drejtësi. Jemi për çdo reformë që sjell më afër vendin ndaj anëtarësimit në BE”, u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha më tej se PD është e përkushtuar që të bëjë gjithçka për çeljen e negociatave me BE-në.
“Ne duam që Shqipëria të nisë sa më shpejt negociatat për të qenë anëtare e BE. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka në dorën tonë. Shqipëria në BE nuk mund të jetë e Prengëve, Bushëve e Doshëve por e demokratëve dhe socialistëve të ndershëm. Me rregulla loje që funksionojnë, me shtet që funksionojnë. Reforma në drejtësi është një proces, jo një ligj, që të shndërrohet në ligj lypset dialog politik,
Kjo qeveri nuk i plotëson kushtet për dialog politik por e kundërta investon për konflikt politik”, theksoi Basha.

Kreu i PD e ka vlerësuar takimin me Mogherinin si shumë të frytshëm. “Takimi i sotëm ishte i frytshëm dhe inkurajues si në nivel delegacioni ashtu edhe ai kokë më kokë. BE rol konstruktiv duke stimuluar konsensusin”, tha Basha.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *