Basha: 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, Rama gënjen paturpësisht

Basha: 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, Rama gënjen paturpësisht

Në lidhje me deklaratat e Ramës të bëra nga Himara në lidhje me uljen e taksave reagoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Ai shkruan se Rama gënjen paturpësisht pasi sot 97 për qind e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

“Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!

97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon”, shkruan Basha