Basha: 35% e listës së kandidatëve në zgjedhje do jetë nga FRPD

Kryetari Lulzim Basha në një takim për prezantimin e kryetarëve të rinjt demokratë të degëve, tha se 35% e të anëtarëve të rinj në PD do të jenë në listën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare

Në takim Basha nuk la pa hedhur edhe akuza ndaj qeverisë dhe kongresit të PS nga ku Rama tha se duhet referendum për madnatin e tij.

Nga ana tjetër Basha tha se ‘lufta’ e opozitës do të bëhet me anë të votës, ndërsa theksoi se ajo do të jetë dhe rruga e vetme.

“Lufta për zgjedhjet e lira ju nderon akoma më shumë. Kjo është rruga jonë, le ta marrin vesh miqtë dhe kundërshtarët. Vota dhe vetëm vota. Kjo është rruga e demokratëve. Paratë i marrin me lopatë dhe mendojnë se me lugë kafeje mund të blejnë votën e shqiptarëve. Mashtrim dhe gënjeshtra, duket se ja kanë shpëlarë trurin.”, theksoi Basha. Ai shtoi se halli i madh i Ramës është lista e Lezhës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *