Balla e Bylykbashi negociata për dekriminalizimin në zyrën e Metës

Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve është pezulluar, teksa negociatat janë duke u zhvilluar në zyrën e Kryeparlamentarit Meta ku të pranishëm janë vetëm dy përfaqësuesit e palëve politike, deputetët Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi.

Palët nuk kanë gjetur kompromisin për formularin e vetëdeklarimit si dhe disa pika të tjera në lidhje me aktet nënligjore që do të bëjnë funksional ligjin për dekriminalizimin.

Sipas afatit që ka përcaktuar vetë në ligj, Parlamenti duhet të nxjerrë brenda datës 6 mars aktet nënligjore që mundësojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *