Audio-përgjimi, Xhafaj kërcënon opozitën: Shantazh, do mbajnë përgjegjësi

Audio-përgjimi, Xhafaj kërcënon opozitën: Shantazh, do mbajnë përgjegjësi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përdorur tone kërcënuese ndaj opozitës, gjatë një dalje për mediat, ku foli për akuzat e opozitës se ai ka shkelur ligjin për të mbrojtur të vëllanë nga ekstradimi në Itali.

Xhafaj e cilësoi shantazh dhe të sajuar video-përgjimin e publikuar nga zyrtarë të PD-së dhe i bëri thirrje për hetim Prokurorisë, duke premtuar se ata që e publikuan “do mbajnë përgjegjësi”.