Atentatet në Tiranë, PD: Rama e Tahiri janë partnerë me krimin

Pas ngjarjeve të fundit në kryeqytet, shpërthimeve me eksploziv dhe vrasjes së ish-policit, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri.

Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Enkelejd Alibeaj, tha se, Ramës nuk i intereson gjendja e rendit dhe sigurisë në vend, por sipas tij, e ka mendjen tek konfliktet brenda Partisë Socialiste dhe vjedhja e tenderave.

“Një seri atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv kanë tronditur Tiranën, duke mbjellë terror e frikë e duke shtuar pasigurinë publike. Ky përkeqësim i rendit dhe i ligjit e ka kthyer kryeqytetin dhe vendin në ditën më të keqe të sundimit të bandave dhe kriminelëve.

Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin.

Vetëm kjo e shpjegon lehtesinë me të cilën krimi hedh në erë me tritol dhe ekzekuton, në zemër të Tiranës, në një serial që përsëritet çdo ditë”,- tha Alibeaj.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *