Arta Dade shpërthen në mbrojtje të Blushit: Lë mandatin dhe gojën nuk e mbyll

Duket se deputetja Arta Dade është e vendosur të qëndrojë në krah të Ben Blushit kundër kryetarit të PS Edi Rama.
Dje në mbledhjen e grupit të PS, Dade ka shpërthyer në mbrojtje të Blushit.

Ka qenë kërkesa e Dades dhe deputetes Mimoza Hafizi që kjo çështje të trajtohej, por pas debateve nuk u mor asnjë vendim, pasi Gramoz Ruçi vendosi që i takon strukturave të PS në Elbasan të merren me këtë ngjarje.

Gjatë fjalës së saj, Arta Dade ka përmendur edhe deputetin Anastas Angjeli, që përse nuk ndërhyri në situatën e krijuar, duke qenë se është një nga të vjetrit e partisë.

“Mua mos ma përmend emrin, mos më përfshi. Mbylle gojën”, i është drejtuar Angjeli koleges së tij Arta Dade.

Kurse kjo e fundit iu kthye:

“Unë lë mandatin dhe gojën nuk e mbyll.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *