Armando Prenga në gjyq: S’kam qenë i pranishëm te sherri para Komisariatit

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është lexuar ditën e djeshme kërkesa për gjykim për deputetin Armando Prenga. Prokurori i çështjes Altin Bime ka kërkuar thirrjen e 75 dëshmitarëve, lidhur me ngjarjen e Kurbinit, në 4 shtator të vitit të kaluar. Prokurori ka deklaruar se Prenga ka kërcënuar anëtarët e familjes Cali, ndërsa avokati mbrojtës Baftjar Rusi, është shprehur se klienti i tij Prenga nuk ka qenë fare pjesëmarrës në Komisariat, në momentin kur ndodhi konflikti.

Avokati i Prengës ka kërkuar eksperiment hetimor për ngjarjen, ndërsa pretendon se ai ka qëlluar vetëm një herë në ajër në përballjen me Gjok Calin, madje ka qenë ky i fundit që ka kërcënuar deputetin. Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria mbylli hetimet për Armando Prengën, duke e akuzuar për armëmbajtje pa leje në ambiente publike, plagosje e lehtë me dashje të Gjok Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali. Gjithashtu, Prenga akuzohet për kanosje të këtyre personave dhe shtetasit Francesk Cali. Sipas prokurorisë, në momentin që Gjok Cali ka hyrë në komisariat të bëjë kallëzimin, dhe të afërmit e tij kanë qëndruar jashtë, ka mbërritur deputeti me vëllain e tij, dhe disa persona të tjerë. Prenga mbante një pistoletë në dorë me anë të së cilës ka kërcënuar se do zhdukte fare fisin Cali.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *