Ambasada e SHBA-ve e zhgënjyer: Rama përdori gjuhë të shkujdesur

Ambasada e SHBA-ve e zhgënjyer: Rama përdori gjuhë të shkujdesur

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili foli për një President të Unitetit Kombëtar gjatë fjalës së mbajtur në Parlamentin e Kosovës, në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Ambasada është shprehur se është mjaft e zhgënjyer nga deklarata e Ramës, duke e cilësuar gjuhën e përdorur prej tij si të shkujdesur dhe të padobishme.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.