Ademi “shuplakë” Ramës: Ja si e ke braktisur pa fonde (Foto)

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u mundua të justifikohej përpara shkodranëve për faktin se ky qytet nuk ka investime nga ana e qeverisë. Sipas Ramës, bashkia është përgjegjëse për faktin se nuk ka sjellë projekte, në mënyrë që të miratohen dhe të financohet.

1779140_1702298613351192_1085083077586153740_n

Por fill pas kësaj deklarate, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka bërë publike projektet për të cilat ka aplikuar Shkodra pranë qeverisë dhe që nuk janë financuar. Ademi ka postuar grafikun e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, sipas të cilit, bashkia e Shkodrës ka marrë gjatë periudhës 2014 – 2015 vetëm 1 5 të totalit, më pak se çdo bashki tjetër në vend.

944967_1702298616684525_6651037360308004502_n

Nga Fondet e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, deri në muajin mars 2016 ka marrë vetëm 3%. Kryebashkiakia ka publikuar projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza ne lagjen “Mar Lula”, me vlerë 190.000.000 lekë, që nuk është financuar. Është aplikuar edhe për ndërtimin e qendrës polifunksionale për rajonet e qytetit të Shkodrës pë rshërbime administrative, sociale dhe rekreative me vlerë 53.000.000 lekë. Është aplikuar edhe për rikualifikimin e Sistemimit të Bllokut të Pallateve Parafabrikate në “Xhabije”, me vlere 70.000.000 lekë.

155494_1702298726684514_1330947162096692204_n   12239865_1702298610017859_8351387740911501231_n

Ka patur një projekt edhe për rikonstruksionin e rrugës “Lugoçesme” me vlerë 45.000.000 lekë. Është aplikuar për rikualifikimin urban të zonës hyrëse të Shkodrës nga rrethrrotullimi i urës së Bahçallekut deri tek Harku i Bërdicës. Bashkia e Shkodrës ka aplikuar edhe për rikonstruksionin e plotë të teatrit “Migjeni”, të lulishtes dhe parkut të teatrit, parkut të Taraboshit dhe të lagjes së Shirokës. Të gjitha këto projekte, sipas kryebashkiakes Voltana Ademi janë dërguar pranë qeverisë, por asnjëri prej tyre nuk është financuar.

535185_1702298690017851_8560960701519906058_n 946744_1702298686684518_3959367961805276271_n 12439054_1702298680017852_7921448163089487936_n

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *