A po i jep Blushi këshilla Patozit për “lëvizjen” e tij në PD?!

Një takim interesant ndodhi dje në Kuvend mes deputetit të PS-së Ben Blushi dhe kolegut të tij demokrat Astrit Patozi.

Të dy shquhen për stil në të shkruar dhe për qëndrime e deklarata moraliste.

Mirëpo Ben Blushi luftën e ka të përqëndruar te demokratizimi i brendshëm i partisë së tij, të cilën nuk e ka fshehur ansjëherë se do ta drejtojë, pasi mendon se mund ta bëjë një gjë të tillë më mirë se Edi Rama.

Ndërsa Astrit Patozi kritikat e tij i artikulon me stil elegant të shkruari kundër qeverisë.

Sidoqoftë Partia Demokratike ia hoqi funksionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së që Patozi e mbajti për katër vite me radhë gjatë periudhës së qeverisë Berisha.

Ndoshta ky takim e shpjegon më së miri se përse.

Mbase dikush në PD nën rrogozë i druhet Patozit si një “Blush” i pakontrolluar që mund të kishte ambice karriere për të marrë drejtimin e partisë në të ardhmen…

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *