A do i nënshtrohet ligjit të antimafias? Xhafaj: Teorikisht po, praktikisht jo

A do i nënshtrohet ligjit të antimafias? Xhafaj: Teorikisht po, praktikisht jo

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaja, gjatë konferencës për mediat ku iu përgjigj akuzave të opozitës, është pyetur nga gazetarë nëse familja e tij do jetë subjekt i ligjit antifamia.

“Për sa i përket ligjit të antimafias, që ligji të veprojë duhet të këtë të dhëna të besueshme që pasuritë janë vënë nga aktivitete kriminale. Së pari nuk ka pasur një çështje konkrete të hapur, nuk ka pasur asnjëherë dhe së dyti, në dijeninë time, im vëlla nuk ka pasuri të kësaj natyre. Mbetet ta investigojnë organet përgjegjëse”, u përgjigj ministri Xhafaj, i cili në këtë rast shfaqet me dy qëndrime.

I vëllai është dënuar për drogë me 7 vete e dy muaj burgim nga gjykata Supreme italiane dhe kjo sipas ligjit antimafia e bën automatikisht subjekt, por ministri thotë se ndaj të vëllai nuk ka apo nuk ka pasur “çështje konkrete”.