600 litra benzinë për të djegur fletët e votimit

KQZ do të hapë sot kutitë e votimit, e ndërsa do të përdorë 600 litra benzinë për djegien e fletëve. Sa i takon këtij procesi, do të punojë një ekip prej 45 personash dhe fondi i parashikuar për përfundimin e punës është llogaritur 52 milionë lekë të vjetra.

Për asgjësimin e fletëve të votimit do të përdoret metoda e djegies, ndaj është blerë një sasi prej 600 litrash benzinë për asgjësimin e tyre.

Neni 178 i Kodit Zgjedhor, përcakton detyrimin ligjor që KQZ ka për të hapur të gjitha kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *