Superfuqia Soros, Berisha, dhe revolucioni demokratik. Nga Armir SHKURTI

Revolucion demokratik kundër Soros. Kjo qe në thelb ajo që ish kryeministri dhe ish kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi qartas të premten mbrëma tek Arian Çani. Po çne që nga e premtja u kujtova mesditën e së dielës unë, Armiri, për këtë punë?

PËR TË PROVUAR VËRTETËSINË E ASAJ QË THA BERISHA!

Prita se mos në këto 36 orë kolegët e nderuar do merreshin me këtë premierë të Berishës. Por dramatikisht mediat shqiptare vërtetuan frikshëm atë çka ish kryeministri tha tek Çani dhe që ne, një grup i vogël kemi gati 3 vjet që e themi: Soros ka kapur gjithçka. Duke filluar nga mediat.

Po të mos qe me pasoja për jetët tona e fëmijëve tanë, do ishte argëtim i paparë skena e fshehjes dhe mbulimit të asaj që u tha faqe gjithë botës. Po ashtu edhe loja macja me miun që me këtë palo klasë drejtuesish të blerë në media luajti Sali Berisha. Në më shumë se një orë ish kryetari i PD nuk tha asgjë të re. Fare! Vetëm në fund, kur drejtuesi i bën një pyetje “mes nesh” për Sorosin, Sali Berisha hap kutinë e Pandorës. Ky qe lajmi!

“Sorosi – kryespekulanti i Botes, spekulimet e tij financiare janë legale por po të isha unë s’do ta lejoja.  Veprimtarinë e tij e dënojnë edhe Librat e Shenjte. – vazhdoi Berisha, duke shtuar se  – ai është gjoja mbeshtetes i shoqerise se hapur por ne fakt ai eshte mbeshtetes i shoqerise obskure, te erret, mbeshtetes i klikave komuniste dhe i mbeturinave komuniste kudo ne botë“.

Dhe pas këtij portretizimi të këtij përbindëshi të frikshëm, që ka çuar në humnerë ekonomi shumë më të fuqishme se jona, ish kryetari i PD tregon pak nga ajo që di për satrapin e Sorosit në Tiranë, Edi Rama:

“Marrëdhënia e Ramës me Sorosin eshte “Cherchez la Femme” dhe kjo është e përjetshme”. Është e dyta herë që politikani më i vjetër aktiv në Shqipëri e bën këtë deklaratë, duke përmendur një femër që është nyja që ka lidhur Ramën e Sorosin dhe që kjo nyje është si puna e asaj lugës së çorbës së prishur….

” Soros i ka thënë Bashës se është i lumtur që kryeministër është Rama. – vazhdon Berisha duke e thënë shqeto se: ” Rama është njeriu i Sorosit … ”

Të gjithin këtë argument ish kryeministri e trajtoi në vetëm pak minuta – për të mos thënë sekonda – duke bërë që të mbahet mend mirë dhe të përtypet lehtë prej kujtdo…. Përveç mediave! E përsëris: gjë më qesharake se të shohësh kolegë shumë profesionistë që vihen në punë si bletët japoneze për të zhdukur feromonet e grerzës që sa kanë vrarë në koshere, nuk gjen! Ushtria sorosiane në televizione, gazeta, portale, radio u mobilizua të bëjë tituj deklamativë se ç’tha Berisha për Blushin, për Kreshnik Spahiun, për këmos,…vetëm argumenti Soros “u shpëtoi”!

Hahahah!!

E dija, por nuk e prisja kaq keq situatën. Burokratët e Xhorxhit në Tiranë ende nuk kanë marrë urdhërin të kalojnë në planin B. Deri tani plani është të bëjnë çmos të propagandojnë se “PROBLEMI SOROS NË SHQIPËRI ËSHTË TRILLIM DHE TEORI KONSPIRATIVE”. Por javët e fundit gjërat kanë ndryshuar. Politikanë të lartë dhe me influencë (kam parasysh edhe Ilir Metën, veç Berishës) po përshkallëzojnë artikulimet për një plan Soros në Shqipëri dhe për kapjen e pushteteve nga njerëzit e spekulantit miliarder.

Nëse vendos “passwordin” Soros në shumë nga ngjarjet e pashpjegueshme të qeverisjes Rama, në çast të shpjegohen si me magji shumë nga dukuritë e pashpjegueshme a të keqshpjeguara. Kupton se përse mediat e Edi Ramës ethshëm kanë sulmuar VETËM Sali Berishën. Janë përpjekur ta tallin, ta përqeshin, ta quajnë të keqe të madhe e rrezik të jashtëzakonshëm, të kërkojnë me çdo kusht dëbimin e tij nga çdo veprimtari politike e sidomos publike, duke kërkuar në mënyrë konstante edhe burgosjen e tij…

“Por Ramën nuk e shpëton dot Soros nëse do të ketë Revolucion Demokratik” – ky qe çelësi i asaj interviste tek Çani dhe platforma për shpëtimin e vendit.

Vetëm detyrime taksash të prapambetura miliarderi spekulant ka më shumë se buxheti i Shqipërisë. Ndryshe nga një shtet superfuqi, individi Soros ka si qëllim dhe politikë vetëm fitimin. Me manovra financiare dhe bashkëpunëtorë në insitucione kyçe ai ia del të shkatërrojë vende të tëra për të mbushur xhepin e tij. Dhe , ndryshe nga shtetet superfuqi, Xhorxhi nuk ka as  ushtri , as polici, as gjykata, as shërbime sekrete. Këtë punë ia bëjnë njerëzit e paguar mirë prej tij , indivitë të korruptuar e të shantazhuar, të cilët ia ka dalë t’i ngjisë në karierë e t’i vendosë në vendet kyçe nga ku hapin rubinetat e parave. Si në pushtet, ashtu edhe në opozitë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri civile e media.

“Revolucioni demokratik vs Soros”. Këtë shpalli në fakt ish drejtuesi i demokratëve. Kjo është kauza e shqiptarëve sot. Nuk bëhet fjalë për të majtë e të djathtë. Ka vite që e ka çvleftësuar Edi Rama këtë me “përtej të majtës e të djathtës”, “unë nuk jam politikan” etj. Nuk është as çështje taksash, pemësh, rrugësh a gjueti shpendësh të egra.  Është beteja me një superfuqi të egër e spekulante, makute dhe të pashpirtë që ia ka dalë të instalojë kuislingët dhe satrapët e saj në Shqipëri, të cilët luajnë teatër sikur zihen, sikur pajtohen, sikur bëjnë ligje, sikur luftojnë për vendin por, ndërkohë që spektatori i drobitur shqiptar rrëmbehet nga shfaqja, tubi i parave vazhdon të gurgullojë nga milionat  eurove që u thithen atyre.

Jemi në ’90 – ën. Për fat të keq situata është e njejtë. Nuk bëhet fjalë të heqim këta e të sjellim ata, por të shkulim me themel një klasë politike të korruptuar dhe përdorur kundër interesave tona. Nguti me të cilin kjo politikë po e shtyn vendin drejt humnerës e bën të pashmangshëm atë që thotë Berisha: “revolucioni demokratik”. Dhe më besoni, është skenari më i mirë….

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *