Si u shfaqën papritur gylenistët shqiptarë dje, pas një shkrimi. SHËNIM

E pabesueshme se si një shkrim mund të trondisë një botë okulte që gjalloka prej kohësh në Shqipëri e të nxirrte mbi ujë një të vërtetë tragjike: Gylenizmi në Shqipëri është realitet masiv dhe veprues.

Dje portali ynë botoi shkrimin “Shqipëria mes Gylenit dhe Sorosit. Ndër të tjera në shkrim autori tregonte se si edhe tek ne dora e këtij miliarderi ka penetruar në çdo kapilar të jetës së vendit. Të mësuar me heshtjen dhe fshehtësinë e gjatë e të kujdesshme që i ka mbështjellë prej kohësh, një pjesë e kësaj dore u shfaq papritur me komente e statuse në rrjetet sociale, duke mos bërë gjë tjetër në fakt veç dëshmisë se jo vetëm ekzistojnë por janë më fanatikë se ç’e përshkruan autori.

Persona e personazhe të njohur e anonimë, që kur u shahet e poshtërohet mëmëdheu, në shtyp a në kuvend, në rrugë a në kurbet, nuk marrin mundimin të shkruajnë a thonë një fjalë të vetme, dje dolën befas nga strofkulla e heshtjes dhe nisën avokatinë e Gylenit. Çfarë thanë këta “patriotë” që më shumë se vendi u dhimbset Gyleni, për të cilin punojnë?

  • Sulm personal ndaj gazetarit dhe shkrimit: “Shkrimi nuk bën, shkrimi është shumë i dobët, shkrimi nuk ka fakte, shkrimi është i porositur” me qëllim zhvleftësimin sa më shumë të mundshëm të besueshmërisë së asaj që thuhej në të

 

  • Projektimi i ekzistencës së tyre tek kundërshtari: Duke qenë rrogëtarë të “babaxhanit” për simetri shtruan pyetjen se “kush ka paguar faqen, shkrimin, autorin”, duke vërtetuar drejtpërdrejt se ky rrjet i korruptuar dhe korruptues nuk njeh tjetër motiv e skemë veç parasë, korrupsionit e mercenarizmit.

 

  • Glorifikimin kontradiktor të Gylenit: Këtu i qanin hallin se ishte fukara, aty mburreshin se ishte miliarder që kishte hapur vende pune. Kishte shkolluar njerëz e botuar libra! Në shkrimin e botuar dje tregohej pikërisht se investime të mëdha janë hedhur për të prodhuar imazhin e tij përmes filmave, librave, teatrove, legjendave e gojëdhanave. Kjo ndodhi edhe dje. Shqipfolës në mbrojtje të turkut miliarder nuk reshtën së lavdëruari “babaxhanin” e tyre.

 

  • Harruan Shqipërinë. Në asnjë nga komentet, vërejtjet, sharjet nuk tregoi ndonjëri prej tyre se cila është dobia që përfiton ky vend prej miliarderit turk e mbi të gjitha prej luftës së brendëshme politike (dhe jo vetëm) të Turqisë.

Shkrimi i djeshëm ishte i rrallë, për të mos thënë i vetmi, që flet kaq troç për këtë fenomen tashmë të përhapur në Shqipëri. Duket se i ra si rrufe në qiell të pastër këtij sekti që në kundërshtim me parimin e tyre të heshtjes e fshehtësisë u shfaqën botërisht me emocion të madh. Ky dukuri është më interesante se vet shkrimi. Drejtpërdrejt dhe tërthoras një pjesë e vogël e këtij tarafi demonstroi fuqishëm se ekziston, është fanatik e i vendosur në rreshtimin krah Gylenit dhe se i pari ndër interesa është “babaxhani” e jo “vatani”. Për këtë të fundit as e çau kokën ndonjë prej tyre të shpenzojë një gërmë të vetme….

 

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *