Qaj mo qaj se ke punuar për këtë ditë! – Nga Flamur Vezaj

Qaj mo qaj se ke punuar për këtë ditë! – Nga Flamur Vezaj

Nga Flamur Vezaj
Kur i mbushi sytë me lot, ngela për një moment. Fërkova sytë se thash mos lotoj edhe unë apo nuk po shoh mirë e më bëjnë sytë sikur ti po lotojë! Po jo ishe ti, po, po ishe ai ish-ministri që i bëri “zap” krimit! Ai ish-ministri trup vogël me kostume firmato (që e ndërronte në çdo dalje për media dhe ndërkohë nuk kishte lekë për të paguar gjobën) që ecte mes policëve trima e trup mëdhenjë e sidomos në ato konferencat ku në sfond kishte trupat RENEA apo ata të FNSH-së, e që lëshonte hingëllima kundër shkelesve të ligjit duke i kërcënuar se do i bënte namin, çfarë stonimiiii!

Mu kujtua Ai ish-ministri, i cili që në ditën e parë, hoqi me një të rënë të lapsit 32 drejtues policie duke i cilësuar të paaftë apo edhe njerëz politikë dhe në asnjë moment nuk i mendoj FËMIJET e atyre se si ndiheshin që babin ia nxori në rrugë! Mu kujtua Zagani që qëndroi në burg dhe bashkë me vajzat u detyrua të ikte nga sytë këmbët! Para syve më dolën agjentët e operacionales të Policisë së Shtetit që i përdori sipas dëshirës duke i përndjekur e vëzhguar me orë të tëra deputetë, e në veçanti ata të LSI-së, zyrtarë të ndryshëm apo edhe ndaj vartësve të tij që nuk ka lënë provokim pa i bërë!

Mu kujtua ai inxhinieri IT-se qe nuk kishte lene njeri la pergjuar me lejen e “shefit” dhe qe bente show me trendafila neper Gjykate! Mu kujtua ai ish-ministri qe me nje sms ne ëatsup te shkarkonte e gradonte ne detyre ne Polici por edhe si roje te parcelave te hashashit! Mu kujtuan ata prokuroret e gjyqtaret qe nuk linte konference per media pa i pergojuar e deri te dergimi i fletrrufeve tek Presidenti! Mu kujtua ai ish-ministri me kapele NY e bluze FBI qe i bente guid deputeteve neper parcelat e hashashit duke “kontrolluar” edhe cilesine e saj pas kamerave, ai ish-ministri qe shikonte median dhe kritikuesit e tij si njerez qe ia donin te keqen ketij vendi dhe nuk la status FB pa lexuar e ankuar te pronaret ku punonin ata gazetar….e shume kujtime te tjera e sidomos ajo parullla e falenderimit ne ikje per veshjen me uniforma te falme. U zhgenjeva per te 10000 here me ty, se edhe duke u mbytur me varken tende te bere shosh nga “plumbat” e armiqve te tu, ti nxore luanin nga gjoksi dhe fillove te qaje! Po pse qan mo se edhe ne paraburgim do kesh shok te mire qe i njeh prej vitesh! Po te derguan te “302” ke ish-kolegun Mark Frroku dhe do te respektoj se eshte nga veriu dhe ia do zakoni te trajtoj mire! Po te derguan te “313” nuk do te mungoj asgje, ke Emiljano Shullazin aty qe i ka te gjitha e do ndihesh rehat. Pastaj nuk thua shyqyr, te erdhi dita perseri qe te flasesh me ate pa u fshehur fare se boll u takuat cepave e flisje me telefonin e “tjereve” qe mbaje ne makine!

Keshtu qe mos qaj, provoje edhe ti njehere burgun qe te kujtosh kohen kur bleje cigare me copa haje fara be cep te pallateve te lagjes. Pastaj ku i dihet se ndoshta burgu te merr per te mire si dikur Fatos Nanon e behesh kryeminister! Ore, ty po nuk ta mbajti fare dhe nuk e duron burgun ke edhe nje mundesi tjeter, se ai ligji qe ke votu edhe ti ne Kuvend (qe se ke lexuar ate kohe e do e mesosh tani) ka nje pike ku thote se “mund te bashkepunosh” e te nxjerresh shoket. Se ne e dim qe ti vetem si ke be te gjitha, ti kishe nje garanci nga Kryeministri jote qe te hodhi si lecke, se nuk je aq trim ti beje pa lejen e tij! Po ai eshte mesuar me ia hedh fajin te tjereve sepse ai nuk dinte se cfare beje ti me kusherinjet qe njehere i mohen e njehere i pohon, se ishte i zene me komentet ne FB dhe nuk ka pergjegjesi ai per ministrat. Por ti po fole, ndoshta edhe reflekton ai dhe i thote A.Llalles te te le rehat perseri. Se Llalla nuk ndez vet asnjehere, se ka vite qe i jane lagur kandelat! Pastaj ti me Llallen sikur ishit shok e drekonit shpesh apo italianet ia plasen bomben ne dore atij e nuk te mbante me se boll dy vjet u bene! Per dy vjet ke marr mjaft “dhurata” nga Habilajt e ke leke per te pagu shpenzimet e gjyqit! Ore se tani u kujtova, ai ish-shefi jote tha te behet drejtesia, po nga kush mo nga ata qe ju keni 4 vjet qe i shani dhe cuditerisht tani po i besoni! Hajde rrumpalle hajde. Gjithesesi mos u merzit se dite te mira do te vijne edhe per ty.

#kujdes_sapunin_mos_harro#

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone