Pyetja milionëshe e Arion Sulos dje për Koçon në Top Story. EDITORIAL

Thelbi i atij që quhet korrupsioni në politikë përmblidhet në një pyetje të thjeshtë dhe në një përgjigje po aq të thjeshtë që deputeti Koço Kokëdhima dha. Ose më saktë; që nuk e dha mbrëmë në Top Story.

I qetë dhe i ftohtë gazetari Arion Sulo pyet Koço Kokëdhimën se përse la gjithë ato biznese për t’u bërë deputet.

Është një pyetje, përgjigjja e së cilës zbërthen korrupsionin politik, ekonomik, moral e ç’të duash tjetër të sistemit të sotëm. Një biznesmen që fiton miliona prej aktivitetit të tij, një ditë të bukur i le të gjitha, i shet, për …1000 euro në muaj? Ky është idealizëm? Është paaftësi mendore?

Varianti i parë , idealizmi, përjashtohet tek Kokëdhima pasi, siç thotë ai tek Gjeneral Gramafoni: “Palltoja jote flet ndryshe”. Asgjë nga luksi e mënyra e jetesës së Koços nuk ka rënë në këtë periudhë.

Paaftësi mendore? Nuk rezulton e tillë edhe për shkakun aktivitetit të madh politik që zhvillon sidomos në Jug, aktivitet të cilin forca e tij politike e vlerëson si shumë të dobishëm dhe e mbështet pa kufi.

Pra ç’e shtyn një milioner në euro , që dikur jepte leksione në mediat e tij si Donald Trampi “Si të bëhesh milioner”, që të lerë dasmën e të shkojë për shkarpa? Të hedhë tej fitimet e mëdha (që firmat i bëkan edhe kur “ish” pronari merr mandatin ) e të bjerë në ato 1000 euro në muaj?

– Kjo është një çështje tjetër! – nuk u përgjigj Koçoja dhe natyrisht që kjo është një përgjigje shumë e sinqertë!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *