Prova dhe provokimi i pushtetit dhe mediave me protestën dje. SHËNIM

Presion policor dhe heshtje e mediave. Kjo qe prova e rilindjes për menaxhimin e protestave në rritje. Jo rastësisht ndodhi pas deklaratës së ish kryeministrit Berisha të premten në Zonë e Lirë të Arian Çanit se revolucioni demokratik do të rrëzojë Ramën nga pushteti.

Mediat e kontrolluara nga rilindja dje nuk nguruan të tregojnë dhunën e uniformave ndaj protestuesve. Shumë policë bashkiakë dhe të rendit. Vraponin, hidheshin, kapnin, tërhiqnin, shtynin. Komisariati u mbush me të ndaluar, ndërsa jashtë komisariatit sheshi u mbush me qytetarë dhe familjarë të gatshëm për revoltë. Kjo “u shpëtoi” mediave. Tubimin dhe trazirat para komisariatit numër 1 nuk kishin kabëll mjaftueshëm për t’i arritur. Tek protesta e Liqenit ishin LIVE të gjithë. Ndërsa tek revolta , ajo e vërteta, para komisariatit, këtu nuk “ia dolën të filmonin”. Në vend të atyre pamjeve kishim këngë, lule e argëtim nëpër mediat shqiptare, tashmë,ca të kapura e blera nga pushteti, të tjerat të trembura e shantazhuara prej tij.

Ka kohë që rilindja ka një plan për arrestime dhe dënime të protestuesve. Reagimi i fuqishëm publik dhe me raste edhe politik, nuk e ka lënë ta realizojë, por Sajme Qorri me Edin mezi po presin rastin. Si në çdo fushë tjetër, edhe këtu burgu do të përdoret për terror e për të shkurajuar njerëzit të dalin në sheshe. Jo më kot Zirkon Disha, simboli i kauzës së ndalimit të armëve kimike dhe Altin Goxhaj, simboli i aktivizmit civil dhe politik antisoros përfundojnë sistematikisht në qeli. Në u thefshin ata, kush tjetër do të marrë guximin t’i dalë ballas Edit?

Ky pra është plani, pjesë e së cilës, për turp të saj, është edhe media shqiptare. Nuk po flas për ca paçavure me nam, pantofla të Edit, që dje i kishin kurdisur në të njejtën orë sulmet përkatëse. Por për ato që deri pak kohë më parë e kishin në farë faqeje të bardhë e lajmin, për hir të profesionit, edhe e nxirrnin. E kam fjalën për ato që nuk lenë seminar e konferencë ku del Edi apo Eri , në shqip, anglisht a sanskrisht , pa e transmetuar LIVE për orë të tëra. Dje, për turp të tyre, nuk ishin para komisariatit….

Por rrjetet sociale kanë realizuar të paktën tre revolucione në vitet e fundit. Sot nuk është problem që lajmi apo edhe thirrja për revolta të përhapet e të shkojë aty ku duhet më shpejt se ç’mendohet. I vjen secilit në celular. Ndaj dhe dështoi dje prova e rradhës e pushteti. Për të mos thënë të kundërtën: Ndezi më fort atmosferën për një gjë edhe më të madhe

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *