Përpjektjet e një qytetari të përpjekur/ Nga Sazan GURI

Të dashur miq, këtë mesazh të shoqëruar me një shkrim, nëse e shihni të arsyeshme mund ta shpërndani “për ata që s’kanë vesh me dëgjue, dhe për ata që s’kanë sy me shikue, por sidomos për ata që kanë memorie të papërqëndrume”

Në historinë 12-13 vjeçare të përballjeve të shoqërisë civile me bëmat e mëdha të qeveritarëve shqiptarë për të zaptuar fitime, kemi mundur si qytetarë të përpjekur të zbulojmë çështjen, t’i kapim thelbim e ta gatisim të thjesht për popullin, duke bërë të mundur:
1. Ndalimin e importit të plehrave, 2004, betejë kundër qeverisë Nano, për të cilën zbuluam aferën e Albania Beg, qendruam në ballë të protestave me 70 shoqata civile, (Kreshnik Spahiu, Erion Veliaj, Kozara Kati, Ardian Klosi, Romeo Hanxhari, Elca Ballauri, Lavdosh Ferrunaj, Xhemal Mato, Altin Goxhaj e shumë të tjerë), shkruajtëm mbi 20 shkrime argument, pse ato nuk duhet të vinin në Shqipëri. betejë e fituar

2. Ndalimin e tec-eve dhe petroliferave (2005-2006), ku nga 20 vepra me bazë nafte të planifikuara u ndërtuan dy, Petrolifera dhe Tec-i që nuk punon, për të cilën mbajtëm qendrim shkencor mbi studimet e kryera nga BB me mbështetjen e Qeverive Nano dhe më pas Berisha, qendruam në ballë të protestave (me Petrit Levendi, Aleksandër Mita, Gani Mezini, Fatmir Hanxhari, Ardian Klosi, Romeo Hanxhari, Lavdosh Ferrunaj, e shumë të tjerë), shkruajtëm tre libra dhe mbi 30 shkrime argument, pse ato nuk duhet të ndërtoheshin në Gjirin e Vlorës. betejë e fituar (19 me 1)

3 Ndalimin e zënies së hapësirave publike dhe të gjelbërta në Tiranë (2007-sot), ku me anë të “Aleancës së Mbrojtjes së Hapësirave Publike” (e përbërë nga Kastriot Frashëri, Qerim Ismeni, Gazment Bujjari, Ali Coka, Luan Ahmetaj e shumë të tjerë) të ngritur enkas kemi zbrapsur apo zbutur grykësinë e dhjetra projekte zaptuese të hapësirave të gjelbërta. betejë e humbur

4 ndalimi i projektit “Pallatet e gurta nën digë”, ku filloi krisja me Kryebashkiakun Rama dhe Kryetarin aktual (ky burrë me fytyrë civile që shihni ju sot na kërcënonte se do të çoj si mbetje në Sharrë -2008), ku me anë të Zyrës Qytetare të Mbrojtjes së Mjdedisit – ZQMM bëmë që të zmbrapseshin. betejë e fituar

5 hartimin e moratoriumeve për ndalimin e gjahut (2010-sot), ku në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe me Komisionin e Ligjeve arritëm me anë të tryezave shkencore dhe letrave argumentonjëse të ngremë opinion për ndalimin e gjahut. betejë e fituar

6 hartimin e moratoriumeve për ndalimin e prerjeve të pyjeve (2010-sot), ku në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe me Komisionin e Ligjeve arritëm me anë të tryezave shkencore dhe letrave argumentonjëse të ngremë opinion për ndalimin e prerjeve të pyjeve. betejë e fituar

7 ndalimin e zënies së hapësirës së Namazgjasë (2013) së bashku me Kastriot Frashërin, Qerim Ismenin, Gazment Bujarin, Ali Coka, Luan Ahmetaj e shumë të tjerë), ku kundërshtonim vendimin e Bashkisë me Kryetar L. Basha dhe të Kryeministrit Berisha në kundërshtim me atë çka ishte dhënë në planin urban dhe Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor. betejë gjysëm e fituar

8 ndalimin e sjelljes së armëve kimike (2013), ku argumentuam se Vendi ynë nuk mund të ishte kurrë vend pritës, për aq kohë sa nuk disponon asnjë teknologji trajtimi për plehrat e veta, dhe përvoja e një rasti të mëparshëm me armët kimike të vendit tregoi që thjesht ato i lanë në Dajt pa trajtuar, megjithë propogandën se humbëm shanc për të fituar, që nuk është aspak e vërtetë. betejë e fituar

9 ndalimin e marrjes së ujit në Radikë e Vjosë (2014-2015), ku me anë të protestave dhe letrave argumentonjëse (me Agim Doçin, Yllka Caushllari, Leonard Dedej e shumë të tjerë) zbuluam e lobuam se çfarë i ishte bërë në vite vendit tonë lidhur me marrjen e ujërave në burim të këtyre dy lumenjëve. Ku me anë të ndërhyrjes nga KE u arrit që ato të ndaloheshin. betejë e fituar

10 ndalimin e prerjeve të pemëve te rruga e Elbasanit (2012), ku e nisëm si shoqëri civile me Blend Kaisiun, që më pas u përdor nga forca politike e PS për kauzë. betejë e humbur

11 ndalimin e ndërtimeve nën digë (2013- sot), ku kundërshtonim vendimin e Bashkisë me Kryetar L. Basha dhe të Kryeministrit Berisha në kundërshtim me atë çka ishte dhënë në planin urban dhe Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Me argumentat tona si ZQMM në tavolinë dhe në protesta prej një viti (me Lavdosh Ferrunaj, Gazmend Bujarin, Elian Tanini, Tan Manushaqe, Ervin Koci, Ervin Goci e shumë të tjerë) arritëm të ndërrojmë grupin e Komisionit të Digave, të kemi një vendimmarrje tjetër dhe të fitojmë shkallën e dytë në Apel. betejë e fituar

12 kthimin e Parkut të Madh të Tiranës në Zonë të Mbrojtur, jo vetëm me anë të letrave argumentonjëse nga ZQMM-ja (mbi 15 të tilla – zotërinjve L. Xhuveli, F.Mediu, E Rama, L. Basha, S. Berisha, Komisionit të Mjedisit, z. E. Gjana, E. Shalësi dhe Komisionit të Ligjeve z.F. Xhafa), por me shumë protesta reaguese, duke zmbrapsur deri më tani të gjitha llojet e ndërhyrjeve si kafshim dhe brenda saj, ppor që humbi vetëm si betejë vetëm në qeverisjen që jemi. betejë e humbur

13 ndalimin e zhurmave në bllok nga ZQMM-ja, ku me anë të shumë letrave argumentonjëse dhe protestave sensibilizuese arritëm të minimizohet nga qeverisja Basha e Berisha, por me qeverisjen aktuale u ndaluan akoma më fort. betejë e fituar

14 ndalimin e parkingeve në Vlorë e Tiranë, ku thjesht me reagim televeziv me anë të ZQMM-së arritëm të ishim forcë frenuese së bashku me disa zëra të tjerë. betejë e fituar

15 mos ndërtimin e rrugës unazë që do të shërbente si ndarje të komuniteteve te Kristali, ku me anë të reagimeve protestë me pjestarë të shumtë të Komunitetit të prekur dhe me ndërhyrje te Kryeministrit z. Rama, si dhe me shpjegimet e takimet në Axhencinë Kombëtare të Rrugëve arritëm që ky ndërtim të ishte me zgjidhje të tyjera dhe më pranë interesave të banorëve. betejë e fituar

16 denoncime me dhjetra raste të situatës së mbetjeve urbane në Tiranë e në vend, të antenave të telefoninë celulare, të ujrave të zeza, të trafikut urban apo korsive të dedikuara të bicikletave, të ndotjes së ajrit, të ushqimeve të skaduara, të mbrojtjes së Qenve endacak, etj., etj.
ku për secilën nga këto:

• kemi zbuluar ngjarjen si Zyrë Qytetare e Mbrojtjes së Mjedisit,

• e kemi lobuar atë,

• më pas e kemi protestuar atë,

• deri në organizim tryezash me shkëncëtarë e qytetarë,

• dhe me dërgim letrash te Personat Drejtues të Shtetit.

Të gjitha këto:

• pa pikën e projektit,

• pa pikën e financave,

• veçse me energjinë e ZQMM,

• dhe dashamirës që paguanin ndonjë sallë.
di të them:

• se pasi u lodhën, duke me prurë njerëz të fortë, e unë që ‘dhëmb për dhëmb’ iu thoshja se kam vdekur njëherë, e jam ngjall me “shok elektrik’ e zëre se jetova aq;

• se pasi më ofruan joshjen me apartament, të cilëve iu jepja një shprehje përmendësh se jam ‘trap’, jam i çmendur për mbrojtjen e mjedisit, mos u merrni me mua;

• se pasi, me joshje të paparë financiare, ku më thoshin vetëm ti mos fol, çfarë të duash të japim, më së fundmi kërkonin me shpifje të na mposhtnin me emision.

Ku Kryetari i tanë publikut u soll si individ i rëndomtë me zhargon, herë vulgar si një gangnster dhe herë i përpunuar Gëbelsian. Dhe arritën diçka, sipas parimit Gëbëlsian se shpif- shpif, se diçka do të ngelet.
Dhe ngeli ke ata që më thoshin se ti na ke bërë që mos të përfitojmë nga X Pazar. Ngeli te ata që iu pëlqen të gënjehen, dhe që nuk besojnë se si mundet një person të jetë kaq i përkushtuar dhe i palodhshëm në këto kauza e beteja. Ngeli te ata që nuk duan modelin, vlerën, por antivlerën.

Sepse ka një pyetje të thjeshtë. Ore po ky njeri çfarë ka fituar vetë. Mori një post, u ble, u shit, u tremb, u pazaros apo qendron në koherencë me vetveten, në këmbë i thjeshtë dhe i vendosur.

Si nuk i bëhet një pyetje vetes, se po të ishte paguar si do të dilte prap. Se po të kishte hedhur firma si do delte kundra vetes. Në studimet që di të bëj e që kam firmosur, jo leje, po studime shkencore, pikërisht mbroj firmën time, për ato që kam thënë e shkrojtur, dhe të tjerët, majtas djathtas i kanë shkelur.
Po kush ta fal, hëm të marrrësh e hëm ti dalësh kundra. Po kush është ai që paguan për protesta kundra vetes, përkundrazi kanë ardhur me kërkesa e pagesa që vetëm ti mos fol. Po cilën betejë lamë gjysëm që dikush të aludojë.

Si ju Qytetar nuk pyesni veten, sesi ky njeri, edhe profesor, edhe protestues, edhe organizator konferencash, edhe përpilues argumentash, edhe shkrues në media edhe lobues në TV, edhe bashkëpunues me të gjithë shtresat, edhe kundër këtij, edhe kundër atij, edhe kundër djalit me punë në shtet (si në kohë të Bashës dhe sot), vetëm me një qëllim ngjizjen e këtij vend me atë që nuk njeh, duke i mësuar të pamësuarve, atë çfarë mund të ndodh, duke i dhënë vendimmarrësve arsye sesi mund ta rregullojnë atë që ndodh, por mbi të gjitha, duke i ofruar gjithsecilit, atë që është më e shtrenjtë për të gjithë, mbrojtjen e mijëra, mijëra jetë njerëzish.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *