Njeriu modern..sa i trishtuar është

Njeriu modern..sa i trishtuar është

Nga Ergys Mërtiri

Njeriu modern eshte qenia me e trishtueshme qe ka ekzistuar ndonjehere. Ai eshte nje qenie e konvertuar ne instrument te qellimeve te te tjereve. Gjithmone ne vrap e tension, megjithese ka shpikur makina, trena e avione per te shkurtuar distancat, kurre nuk gjen pak kohe per veten e tij. Gjithcka ne shoqerite e sotme eshte ndertuar per ti bere njerezit te mos mendojne, mundesisht fare, por sidomos, te mos mendojne per veten. Po te mendonte, qofte edhe fare pak, cdokush do ta kuptonte qe i gjithe sistemi ku jetojme, eshte kunder nesh. Ne kemi ndertuar kampin tone te perqendrimit, duke menduar se po krijojme rehatine tone. Kemi ndertuar burgun tone duke menduar se po fitojme lirine.

Moderniteti prodhoi nocionin e kohes se lire (qe nuk ka ekzistuar me pare, pasi dikur koha nuk ndahej ne: e zene dhe e lire) e megjithate, as kete nuk ia le njeriut ta shpenzoje per vetveten. Industria e argetimit eshte makineria qe ia vjedh njeriut kohen e presupozuar per te pushuar. Si rrjedhim, kete kohe, nuk ia kushtojme vetvetes por, televizionit, kompjuterit, apo agjencive te tjera te argetimit. Edhe gjate kohes se lire jemi subjekte te tregut, ose peshq ne rrjeten e industrise dhe marketingut.

Per rrjedhoje, njeriu i sotem jeton ne perferi te vetvetes. “Njeriu modern, – thoshte dikush, – i ka djegur duart ne zjarrin qe ka ndezur per per te harruar vetveten”.