Ngjela: Një sipërmarrje kriminale po drejton Shqipërinë. Edhe sa do durojnë shqiptarët?!

Spartak Ngjela mendon se vendi po drejtohet nga një sipërmarrje kriminale.

Sipas tij, një gjë të tillë Metës ia ka thënë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Shkrimi i Spartak Ngjelës

Eshtë një kohë e çuditshmë kjo e jona sot; sepse çudia nuk vjen nga ndonjë mrekulli e papritur, por thjeshtë nga absurditeti që karakterizon jetën tonë të brendshme.
Ja, le ta shprehim.

Ambasadori Amerikan Donald Lu, para disa ditësh, i ka thënë hapur Ilir Metës: “mendimi i politikës amerikane është se, partia që ti drejton, është një criminal enterprise” – një sipërmarrje kriminale. Dhe e ka të saktë. Në fakt kjo është LSI në Shqipëri sot.

Po shqiptarët, çfarë të bejnë, sepse të gjithë e dine këtë fakt, para se ta thosh Ambasadori i SHBA-së. Fakti që të gjithë shqiptarët e dinë se LSI është një sipërmarrje kriminale, dhe sipërmarrja kriminale vazhdon të mbledhe para si një organizatë mafioze me komisionin e vet: katër ministra dhe një Kryetar Kuvendi; sigurisht që flet për dobësinë shqiptare.

Kjo në fakt është dobësia jonë shoqërore, që e pranojmë krimin ashtu siç është, edhe kur këtë na i vënë në dukje të huajt. Pse, a nuk i tha edhe gazetarja e Zërit të Amerikës të njëjtën gjë Ilir Metës?.Pse, nuk e demaskonin të gjitha radiot dhe televizionet perëndimorë regjimin kriminal të Enver Hoxhës? Pse, nuk e dinin të gjithë shqiptarët që Ahmet Zogu me taborin e tij i vidhte?
E pse të vijojmë më tej! Tani duhet të mendojmë për të tashmen: një sipërmarrje kriminalë po drejton Kuvendin e Shqipërisë, dhe afër gjysmën e Qeverisë Shqiptare, dhe të gjithë bëjnë sehir. Këtë sehir apo criminal shoë, e këqyr cdo ditë edhe kryeministri shqipatar, dhe tani e di që amerikanët e dinë që ka bërë alëancë me një “ndërmarrje kriminale” shqiptare. (!)

Një vjedhje dhe blerje votash ndaj varfërisë shqiptare është kjo sipërmarrje kriminale që quhet LSI; dhe të gjithë e komentojnë nëpër biseda kafenesh. Kur do të veprojnë shqiptarët?

Ja, kjo është pyetja. Por lë të shpresojmë tani që gjithkush e di se varfëria shqiptare është pasojë direkte e korrupsionit shtetëror në këta pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, të paktën. Të gjithë e dinë, dhe gjithkush e lejon edhe pse e përflet. A nuk është ky një absurditet shoqëror?
Ne kemi kaluar nga izolimi kriminal i Enver Hoxhës, te abuzivizmi hajdutësor i pushtetarëve tane – në fakt, kjo është arsyeja dhe shkaku i varfërisë shqiptare. Po, megjithatë, shqiptarët,.. ne të gjithë presim. A nuk është kjo dobësi.? A nuk është dobësi kur e di shkakun e tragjedisë tënde, dhe vijon ta lejosh shkakun të të nëpërkëmbë?

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *