Nëna nga Fieri braktis fëmijët te i dashuri në Berat dhe zhduket

Nëna nga Fieri braktis fëmijët te i dashuri në Berat dhe zhduket

Një grua nga Fieri ka lënë fëmijët e saj tek i dashuri dhe është zhdukur pa gjurmë.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, u referuan materialet në Prokurorinë e Beratit për 31-vjeçaren P.Dh., banuese në Fier.

Ajo akuzohet se ka braktisur dy fëmijët e mitur A.Dh., dhe G.Dh., 4 dhe 8 vjeç, të cilët i ka lënë te banesa e të dashurit B.S., në Berat.

Dyshohet se gruaja është larguar jashtë shtetit, ndërsa fëmijët i ka lënë te partneri i saj, ku më tej ka humbur gjurmët.

Ka qenë ky i fundit ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë që vogëlushët janë transferuar në një qendër për fëmijët në Tiranë.

Çështja është ende nën hetim dhe për këtë shkak nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *