Lubonja: Pse nuk jam optimist për qeverinë “Rama 2”

Lubonja: Pse nuk jam optimist për qeverinë “Rama 2”

Analisti Fatos Lubonja thotë se duhet një reflektim nga të gjitha forcat politike, pasi sipas tij është një situatë krize. Në një intervistë në News24 ai tha se në prag të formatimit të qeverisë Rama 2 nuk është optimist pasi sistemi duhet të rishikohet.

“Është vështirë të bëhet parashikim se ky kryeministri i ka bërë gjerat që të bëhet i paparashikueshëm. Ky po bën një fushatë të dytë tani. Ai duhet të merrej me projekte tani. Jemi përballë situatash të papritura. Nuk e dimë çfarë do ndodhë. Është një situate që ka nevojë për reflektim nga të gjitha forcat politike, pasi është një situatë krize. Nuk e di çfarë do ndodhë, por nuk jam optimist. Nuk jam optimist për gjithë spektrin politik, pasi ka ardhur koha t’i jepet fund një politike totalitariste. Ky sistem duhet të rishikohet. Pra sistemi i tepsisë ka nevojë të riformatohet”- tha Lubonja.

Ndërkohë sa i përket rolit të PD dhe të opozitës në tërësi Lubonja u shpreh se PD duhet të marrë dimenisone sociale duke u shkëputur nga oligarkët.

“PD duhet të rikthehet dhe të marrë dimensione më sociale. Unë mendoj se PD dhe LSI duhet të dalin nga sistemi dhe të godasin sistemin. Se mendojnë se do vijnë ata më pas. Pra të shkëputen nga oligarkët. Opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të bindë popullin se është vërtet me ata. Me këtë lloj opozite rreziku më i madh është vetë Edi Rama”- tha Lubonja.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *