Ku dhe si dështojë aplikimi për akademinë e rendit!/ Nga Marjon Gorica

Nuk do të doja kurrë se si të flisja për një nisëm që merr kush do qoftë prej insituiconeve të mia , e të shprehja hapur një dështim real përsa i përket zhvillimit dhe procedimit në cdo aspekt. Kurrë se si nuk do të doja që cdo vendim që merr një institucion në Shqipëri të merrte një udhë drejt regresit dhe progresit. Nuk është kjo ajo që na duhet ne sot, më vjen keq që cdo veprim kushdo nga institucionet në këtë vend nuk përballet me suksesin progresin ,por me regresin e dështimit.

Nuk do të doja kurrë se si të flisja për dështime në aspketin mësimor apo akademik, por ja që janë fakte të tilla, të cilat shpesh herë na imponojnë të reagojmë,duke favorizuar të vërtetën dhe interesin qytetarë.Janë pikërishtë këto fakte reale të cilat të japin një shtysë të paraqesësh në të vërtet llumin pas asaj tek e cila paraqet media vizive . Shumë mund të thonë që media është e lirë dhe e pavarur, por gabojnë , jemi pikërishtë ne ata të cilët shpesh herë censurohemi në reagimin për të vërtetën e hidhur, dhe këtë e tregojnë vetë faktet ,ku një numër i madhë emisionesh televizive janë mbyllur.

Nuk po flas si një militant partiak, pasi asnjëherë nuk e kam bërë dicka të tillë dhe as që kam në plan ta bëjë,as si një kundërshtar inatçor i ministrit të punëve të brendshme.
Përkundrazi jam një nga mbështetësit e tij prej vitesh ,madje kam një simpati personale për personalitetin e tij

Por nuk janë duke artikuluar rreth kësaj.
Jam duke reaguar për një llum i cili mbështjell tërësishtë anën e kundërt të policisë së shtetit . Pa dashur të ofendojë askënd, por vetë faktet flasin hapur që ministit nuk i paraqitet asgjë sic është ne raslitet, por i paraqitet me ngjyra ciltërsie dhe ndricimi,ashtu sic qe ajo sallë e pallatit të kongreseve ditën e djeshme , ku nuk ishin 5000 veta ,por vetëm 1500 apo 2000. Ishte pikërishtë ky ambjent ku me mijëra të rinjë kishin ardhur të testonin aftësitë e tyre për një konkurs tek e cili mund të them që ka dështuar duke u bazuar dhe tek disa kritere të tjera të cilat do ti shpreh më poshtë.

Ata qindra të rinjë ,kishin ardhur të testonin njohuritë e tyre ,me vetëm një qëllim dhe jo të kishin një lodhje mendore e psiqike duke dëgjuar për minuta të tëra fjalime politike.
Policia e shtetit nuk varësi politike, por përse vallë e ngjyrosni të tillë, është e vërtet që nesër do ta përdorni në fushatën elektorale, ashtu sic e përdorni shpesh herë mediatikisht për të larë disa aspekte të tjera negative.

Më vjen të ndjej mëshirë për ata bashkmoshatar të cilët u trukuan me trukun e sallës gjigandeske të palltit të kongreseve , ku përvec së gjithash duhej dhë të duartrokisnin herë pas here.
Jam këtu për të bërë kritika dhe jo për të kundërshtuar, besoj dhe urojë ta vlerësoni mendimin dhe opinionin e lirë. Kritikat gjithnjë bëhen në mënyrë që gjithësekush të ndjeki një rrugë të denjë në të ardhmen.
Z.Ministër , më vjen keq ta them ,por procedura e aplikimit dhe testimit të akademisë së rendit ka dështuar që me nisjen e asaj.

Nuk dua të ndalem askund tjetër vetëm në disa aspekte kryesore dhe kycëe, duke filluar që me informimin qytetar për procedurat e aplikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm. Mund të them që ishte një disinfomim sesa informim. Vetë faktet e shprehnin qartë që informacioni i bërë publik në faqen online të policisë së shtetit binte ndesh me atë që thuhej pranë drejtorive vendore. Online kërkohej që cdo aplikant ti nënshtrohej një testi të lëndëve narkotike, e kjo tregonte nëse ishtë përdorues apo jo ,ndërsa herë pas herë pranë drejtorive vendore të policisë herë kërkohej e herë jo , faktet flasin qartë pasi janë me qindra të rinjë të cilët kanë paguar deri në 80 mijë lekë të vjetra për ta bërë një ekzaminim të tillë,që në fund nuk u pranua.
Por sa rëndon për një të ri të papunë dicka e tillë?

Dua të ndalem tek një nga procedurat më të thjeshta që ishte ajo e shpërndarjes së fletëve të pranimit për aplikant ,një procedur që duhej të niste në oren 11:00 e të përfundonte në orën 14:00 ,por faktet e dështimit flasin qartë dhe e tregojnë që një procedurë e tillë “mbarojë” në orën 17:00. Sërishtë një dështim ,mbase ju dhe mund ta quani arritje ,këtë se vendos unë, por thjesht po shpreh realitetin.

Duke mos mjaftuar vetëm kaq ,por më vjen keq ta them që të rinjt trajtohen si bagëti teksa presin momentin e zhvillimit të testimit me shkrim. Dua të ndalem tek pjesa e grupit të dytë, ku dhe nga ky moment vulos dhë dështimin total të kësaj nisme. Të rinjë që ngjeshen e shtyhen nëpër shkallët e palltit të kongreseve ,ata të rinjë të cilët duhej të fillonin testimin e njohurive në orën 12:30 , por që kanë pritur në këmb ,përjasht,herë pas here dhe në shi deri sa vajti ora 17:30 dhe filloj testimi!!! Ky është kulmi ,të nisi një testim 5 orë me vonesë, duke mashtruar të rinjtë do fillojmë nga momenti në moment. Jam i sigurtë që as për këtë nuk ju kanë informuar z.Ministër.

Ashtu sic dhe nuk ju kanë informuar që kosotoja e testimit dhe vlerësimit me skantron është e madhe, por ka një cilësi pozitive e cila paraqet rezultatet në kohë reale. Nuk e di ,cila quhet kohë reale, por po kalon mesdita dhe ende asnjë publikim apo njoftim,sikundër ndodhë dhe mos funksionimi i ëeb sitet online të policisë së shtetit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *