Kë tremb Edi Rama e kush po i hap varrin. Nga Llesh P. Gjeta

Të ka qëlluar kur ke qenë fëmijë të bërtasësh natën? Apo t’u hakërrehesh të tjerëve për të trembur frikën tënde? Ndodh në fëmijëri. Por cave u mbetet tërë jetën.

“Na marrshin të keqen” – sot në Shkodër, “qentë le të lehin – karvani shkon përpara” ca ditë më herët në Tiranë dhe gafurrjet e përditshme në televizor janë në rradhë të parë çjerrjet e një frikacakur që kërkon t’i mbushë mendjen vetes së nuk është frikacak. Në rradhë të dytë , të impresionojë këdo që mund të impresionohet.

Në sondazhin më të fundit partia socialiste shfaqet me një  rënie impresionuese të besueshmërisë. Ajo që ne në media e quajmë gabimisht “çështja Blushi” në fakt nuk është e tillë por një problem serioz i Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për një bllok të madh socialistësh, nga ata që nuk kanë bërë vila si ajo e Surrelit të Ramës, apo si ajo e Pandit, apo dasma në kala me lekët e mamit… Pikërisht KËTA e duan të pjekur Edi Ramën që u erdhi si kollovar në parti dhe tashmë po përpiqet t’i nxjerrë prej saj. Këta po punojnë përditë për ta çuar në burg Edi Ramën dhe shpurrën e tij si kokën e krimit në vend, duke argumentuar se me firmën e tij dhe të të tijëve është po aq kriminel sa çdo vjedhës ordiner a trafikant i paskrupullt.

Përveç këtij grupimi, janë edhe ata të rilindjes që Edi i shkel me këmbë përditë me të drejtën e afendikoit që u ka dhënë punë e mundësi të fitojnë. Të poshtëruar përditë e më fort, këta gjithashtu rrëmojnë përditë gropën e kryetarit të tyre.

Janë edhe ata socialistë që duartrokasin a buzëqeshin para kamerave . Këta janë “kërcen prifti nga belaja”. Janë të shantazhuar me bukën, pasi jo rrallë u bie telefoni a i thërrasin zyrave e kafeneve për t’u kujtuar se nesër mund ta lenë atë punë nëse nuk u pëlqen kryetari…

Prandaj bërtet Edi. Të trembë kë të trembë nga këta, përfshi edhe frikën e vet. Mediokriteti në rritje i shfaqjeve të tij e dëshmon qartë. Edhe estrada e sotme në Shkodër nuk ra më poshtë. Duartrokitësit që “shkriheshin me shakatë plot kripë të kryeministrit”, përsihatjet për opozitën, autolëvdatat për udhëheqjen e lavdishme që ai vet i bën vendit e përralla të tjera kësisoj, të shoqëruara me djem e vajza, pleq e plaka, që marrin prej dorës së tij triskën e partisë.

 

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *