Ja aferat korruptive të ministrit sorosian Ditmir Bushati dhe loja kundër Metës. Nga Peter TASE

Nga Peter TASE

Vështirë të kalojë një ditë pa vënë re shtypjen e qeverisë së Edi Ramës kundër popullit shqiptar dhe përdorimin zyrave publike në interes të familjarëve të afërt, të cilët bëjnë pushime luksoze në Europë dhe Lindjen e Mesme të paguara nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

E ndërsa zyrtarët e qeverisë shqiptare tregojnë muskujt e tyre përballë shitësve të varfër ambulantë, të cilët mezi fitojnë 2 dollarë në ditë, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati vazhdon haptazi prej 2 vitesh e gjysmë fushatën e tij ndërkombëtare për të dëmtuar imazhin politik në rritje, që Ilir Meta ka fituar si Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Për më tepër, z. Bushati mban, me paratë e taksapaguesve shqiptarë në enturazhin e tij të paktën katër makina luksoze, ndërsa ka bërë pushime të shumta përmes Shqipërisë dhe jashtë vendit me familjarët e tij, të cilët kanë vizituar Italinë, Spanjën, duke përdorur fonde publike dhe automjete të shtrenjta siç është një Mercedes Benz (numri i targës CC029) në Konsullatën Shqiptare në Bari, Itali, që është përdorur së fundmi për tekat e familjarëve të z. Bushati.

Nuk është çudi që institucioni i politikës së jashtme shqiptare ka dështuar në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Tiranës zyrtare. Në fakt, kjo gjë nuk ka qenë kurrë një prioritet për djalin e një ish-zyrtari të lartë të regjimit komunist të Shqipërisë.

Z. Bushati do të mbahet mend si një nga drejtuesit më të dobët që Ministria e Punëve të Jashtme ka pasur në historinë e saj. Çdokush që lexon shtypin e përditshëm kombëtar dhe ndërkombëtar mund të vërë re fare qartë se roli i z. Bushati ka ndryshuar papritur nga shefi i diplomacisë shqiptare në shefin e pushimeve në Shqipëri.
Bushati njihet fort mirë për arrogancën që shfaq me vartësit e tij dhe diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri, ndërkohë që dyshohet për përfshirje në skemat e pastrimit të parave që implikojnë deputetë të Parlamentit shqiptar dhe familjarë të tij. Përveçse shfrytëzon në mënyrë antiligjore fondet publike, Ministri i Punëve të Jashtme vazhdon të jetë një shërbyes besnik i Xhorxh Sorosit dhe përfitues fondesh.

Më 5 nëntor 2015, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim zyrtar me Mauro Vieira, Ministrin e Punëve të Jashtme të Brazilit dhe Brazilian dhe me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Cosentino Eduardo da Cunha. Në këtë takim, ai shoqërohej nga një shpurë e madhe “zyrtarësh”, të cilët nuk kishin as edhe një lidhje me vizitën zyrtare, e jo më me interesin e politikës së jashtme të Shqipërisë. Ata shoqëronin z. Bushati në këtë vizitë “thjesht për qejf” dhe gjithmonë me shpenzimet e taksapaguesve shqiptarë.

Në këtë takim me z. Da Cunha, Ditmir Bushati, në vend që të diskutonte mbi çështjet e axhendës së paracaktuar nga paraardhësi i tij, vazhdoi misionin duke u fokusuar në rrënimin e imazhit ndërkombëtar të z. Meta, siç ishte urdhëruar nga bosi i tij në Tiranë.

Sipas burime të besueshme në Buenos Aires, duhet theksuar se z. Bushati, më 3 nëntor 2015, ka refuzuar të marrë
me vete një ftesë zyrtare të z. Amado Boudou (President i Senatit të Argjentinës) drejtuar z. Ilir Meta, ku ftonte Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë për një vizitë në Argjentinë në fillim të vitit 2016.

Gjatë qëndrimit në Buenos Aires, besohet se z. Bushati ka pasur një drekë pune me z. Juan Ángel Napout, ish-presidentin e CONMEBOL, i cili është nën hetim dhe përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Ende sot mbeten enigmë temat e diskutimit mes shefit të diplomacisë shqiptare dhe ish-liderit të CONMEBOL.

Ministri i Punëve të Jashtme ka lënë mënjanë udhërrëfyesin strategjik të diplomacisë shqiptare dhe detyra e tij e përditshme është e fokusuar në dëmtimin e imazhit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti politike e udhëhequr nga z. Meta, që po fiton popullaritet çdo ditë e më shumë.

Është e qartë që lëvizja e radhës e z. Bushati do të jetë shpërblimi i shërbyesve të tij në poste diplomatike në formë shpagimi për nderet që i kanë bërë familjes së z. Bushati që shëtit me pushime në Itali dhe kryeqytetet të tjera të Evropës.

(Artikull i shkruar nga gazetari Peter Tase për www.eurasiareview.com)

Untitled

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *