Imponimi i moralizmit të Majlinda Bregut. Nga Arben BERISHA

Shtytja që Majlinda Bregu i bën projekligjit për censurimin e fjalës së lirë është diçka që duhet të shqetësojë çdo njeri. Pyetja që të gjithë ne duhet t’i drejtojmë Majlindes është: Ku fillon e ku mbaron kufiri i fjalorit të pamoralshëm, apo shprehja e pamoralshme, sipas versionit Bregu? Çfarë ësthë e moralshme apo e pamoralshme? Kush vendosi se ç’është e moralshme, apo jo? A thua Majlinda të ketë gjetur çelsin e filozofisë moraliste?

Për mendimin tim, moralizmi i Majlinda Bregut dhe ata partizanë moralistë që e ndjekin atë nga pas, përkon më së shumti me teorinë e Egoizmit Etik. Perkufizimi i Egoizmit Etik thotë se: “E drejtë dhe e gabuar përcaktohet nga ajo që është në interesin tuaj. Ose, është e pamoralshme që të veprosh në kundërshtim me interesin tuaj.”

Deputetja Majlinda Bregu, përveç punës si ligjbërëse, merr përsipër të jetë edhe avokate e moralizmit. Deri këtu nuk ka gjë të keqe. Por ajo duhet të lejojë debatin e hapur mbi moralizmin dhe jo të imponojë filozofinë e saj mbi shoqërinë. Pra ajo duhet të ketë guximin të degjojë argumentat kundër filozofisë së saj. Kjo është e moralshme, të paktën sipas versionit tim, Mjalinda.

Duke kamufluar piksynimin e saj, mbi privimin e lirisë së fjalës, znj. Bregu përdor klauzolën e “Moralizmit” dhe “Etikes”. Por dua t’i kujtoj asaj se Moralizmi eshte sistemi tek i cili ne vendosim se c’eshte e drejte apo e gabuar. Ndersa Etika, eshte filozofia qe studion Moralizmin. Pra, kemi te bejme me nje debat filozofik te shoqerise dhe nuk ka vend per vendime politike.

Pra nuk mund te besh Ligj sesi te intrepretohet filozofia. Eshte absurde ta mendosh, e jo me te imponosh mbi shoqerine nje gje te tille. Znj Bregu kerkon te na imponoje moralizmin e saj, me ligj, sepse ndoshta dikush mund te ket bere komente ne rrjetet sociale, qe nuk i pelqejne asaj. Ndoshta dikush i ka share fustanin, apo s’i ka pelqyer modelin e flokeve, apo ka bere nje koment mbi makinen Jaguar te saj, apo kundershton idete e saj sic bej une, etj. Dhe per te mbyllur gojen e kritikeve, Znj. Bregu ka guximin te propozoje ligje qe na privojne neve te drejten e fjales. Atehere, si te mbrojme ne veten, kur fjala eshte e privuar? Si te shprehim ate qe mendojme, kur fjala eshte e privuar?

Perderisa fjalori permban fjale qe pershkruajne apo sqarojme dicka qe njerzimi e perjeton, atehere une kam te drejten time te perdor ate fjale te caktuar te fjalorit qe me se miri perkon me veprimet e personit apo ceshtjes qe une kam ne vemendje. Kjo eshte e moralshme, te pakten per mua, Majlinda. Per te argumentuar qellimin e saj si nje te mire qe i ofron shoqerise, Majlinda shpreh shqetesimin se nuk eshte e moralshme qe njerezit te shajne dike neper rrjete sociale, qe per ironi, ne rastet absolute, jane politikanet. Dmth, konstatimi i dikujt i shprehur me fjale qe permban fjalori mbi veprimet e nje politikani, konsiderohen sharje, sepse keshtu thote Majlinda. Pra politikanet, sipas Znj Bregu jane viktimat e lirise se tepruar te fjales, qe kan qytataret. Keshtu, Majlinda merr persiper te na imponoje neve ate cka ajo mendon se eshte e moralshme. Por Majlinda e di shume mire qe Moralizmi eshte nje studim pa fund dhe ajo cka eshte e moralshme per Majlinden, nuk eshte e moralshme per dike tjeter. 2500 vjet filozofi e shkruar mbi Moralizmin, Majlinda kerkon ta mbylli me nje ligj. Kjo per mua eshte e pamoralshme, eshte injorance.

Atehere si mund ta kundershtoj une Majlinden dhe “viktimat” e fjales se tepert te lire, kur fjala “ijorance” e perdorur nga une ofendon Majlinden dhe viktimat e lirise se tepert te fjales? Kur ne fakt, fjala “injorance” do te thote “padituri”, pra nuk eshte ofendim. Por meqe kjo fjale shpesh, konsiderohet si ofenduese, nga moralistet e tipit Majlinda, i bie qe fjalen “injorance” ta heqim edhe nga fjalori dhe te perdorim fjalen “me te bute”, “padituri”, qe t’i shkoje per fill Majlindes dhe “viktimave” te fjales se teper te lire, deri kur ata te vendosin te heqin edhe fjalen “padituri”, se ne fund te fundit, perderisa nisem kete rrugen e privimit te fjaleve qe nuk pelqen Majlinda, e c’na ndalon te cungojme me shume lirine e fjales? Por a eshte kjo rruga qe shoqerite e emancipuara veprojne? a privojne ata fjalen e lire?

Le te marrim si shebull lirine e fjales ne Shtetet e Bashkuara. Politikanet perkufizohen me fjalet me te ndryshme, nga ekstremi ne ekstrem. Kandidatet per President, Donald Trump dhe Hillary Clinton, shahen, ofendohen ore e minut nga amerikanet, ne format me te ndryshme, video, komente, reklama, protesta, etj, etj. Sharje qe ndoshta per nje moment te vlon gjakun. Por c’ndodh? Amerikane i permbahen me fanatizem Kushtetutes se vendit tyre, ku liria e fjales eshte plotesisht e garantuar. Nuk privohet askush te thote ate qe mendon. Thjesht, nuk ka ligj tjeter mbi ate qe garanton Kushtetuta. Por njerzit e zgjedhin vet, se c’qendrim duan te mbajne per dike, apo me dike. Pra moralizmi i amerikaneve, mbetet si filozofi e paster, jo ligj i imponuar.

Ne te kundert, shumë njerez mendojnë se egoistet etik, sic eshte Majlinda dhe “viktimat” e lirise se tepert te fjales lire, e kan keqkuptuar konceptin e moralit – dmth, per t’ja kujtuar Majlindes & co. morali është sistemi i arsyetimit praktik me të cilat ne jemi të udhëzuar të kufizojnë interesin tonë, jo më tej. Vlen per te theksuar se egoizmi etik nuk përjashton mundesine per te ndihmuar te tjeret, por vetëm nëse kjo do të ishte ne interesin e vet, pra ne rastin konkret, duhet te jete ne interesin e Majlindes dhe “viktimave” te cilet me nje te rene te lapsit, hedhin poshte 2500 vjet filozofi. Te jene politikanet tane, me te afte dhe me te zot’ se sa vet arti i filozofise? Dyshoj!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *