I paskrupullt përdorimi nga Veliaj i fëmijëve në Ditën e Verës. Nga Armir SHKURTI

Në foton kryesore të këtij shkrimi kemi fëmijë të shkollave, të veshur me bluza të gjelbra dje në ditën e verës. Kjo është festë pagane dhe familjare. Dje ata fëmijë duhej të qenë pranë mamit e babit duke festuar, apo duke iu gëzuar njëri – tjetrit. Por ata janë nxjerrë në shesh. Deri këtu, jo ndonjë gjëmë e madhe.

E keqja është PËRDORIMI. Më shqip akoma, ABUZIMI me ta. Kur menduam se u ndamë në vitet ’90 nga diktatura, një ndër çlirimet e mëdha ishte uniforma. Në zbor me uniformë, në ndërmarrje me uniformë, në kampet e pionierëve me uniformë, flokët uniformë, xhaketat e kostumet uniformë. Diktaturat i kanë qejf uniformat, uniformizimet dhe tufëzimet, se individi nuk duhet të jetë i rëndësishëm ndërsa grupi po. Edhe festat diktatura i organizon në turma e rreshta. Një maji, 10 korriku, 28 – 29 nëntori… Ndër format më të shprehura të kësaj filozofie kanë qenë paradat, spartakiadat e të tjera si këto.

Dje 14 mars 2016, fëmijët e veshur me uniformë jeshile formuan ME TRUPAT  e tyre të veshur ME UNIFORMË, TABLLO, si ato të spartakiadave.

 

02_massgames-(1)

Shihe këtë këtu. Është foto nga një spartakiadë nga ato që kishte qejf diktatura. Mijëra të rinj të gjimnazeve për javë të tëra kanë bërë prova me ca si tip blloqesh të mëdha në duar.

Në shkallët e stadiumit, si në një ekran të madh, me komanda e urdhëra këta të rinj kthenin faqet dhe në karshinë e stadiumit shfaqej portreti i udhëheqësit, parrulla për klasën punëtore, pllakata e imazhe propagandistike nga më të shpifurat.

 

 

Spartakiada-79-bebja-1-940x526

Ja ku e kemi këtë monstër. Trupat e fëmijëve përdoren për koreografi propangandistike në fushën e futbollit ndërsa pas, tek karshia, kemi mijëra nxënës që me trupat e tyre dhe kartonin përkatës, kanë shpalosur betimin: Gjithmonë gati!

Protogoniste është turma. Asnjë individ. Ndërsa trupat e fëmijëve përdoren për këtë shfaqje propagandistike. Fëmija nuk është njeri por një pixel, nga ato të ekranit të çdo kompjuteri a celulari. Merr komandë dhe ekzekuton pa e diskutuar në grup

E njejta ndodhi dje. Me trupat e veshur me të gjelbërt fëmijë shkollash formuan figurë, njëlloj si prindërit e tyre nëpër kremtimet masive bolshevike. Tek pragu i Parkut që po urbanizohet në emër të këtyre fëmijëve, ata formuan në shesh një pemë.

 

1660457_452204728290200_6329521832169402592_n

Njëlloj si kjo traditë që vazhdon sot në Korenë e Veriut. Ky është ndër të vetmit vende në botë që vazhdon ta praktikojë përdorimin e turmave edhe për propagandë festive.

Ky është një regjim që individin e ka depersonalizuar dhe e përdor si mish për top, ashtu siç fatkeqësisht po ndodh sistematikisht në Tiranë, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës po keqpërdor këdo: nga nënë Zyla tek turmat e fëmijëve të shkollave. Por këtë po e bën pa minumumin e klasit të Enverit a Kimit.

 

Ja një tjetër shembull. Foto majtas është postuar dje nga vet Veliaj në faqen e tij. Ndërsa foto përbri është e vitit kur ka lindur Erioni.  Paradoksi qëndron në faktin se, edhe pse foto e vitit 1979 ka gjithashtu funksion propagandistik, për të treguar lumturinë e liqenit, vogëlushët janë shumë më të shpenguar në parkun e Liqenit sesa këta vogëlushë të ngrirë, të nxjerrë tek Liqeni për t’u rënë veglave për qëllimin propagandistik të kryetarit, i cili me çdo kusht o bën lodra tek Parku o plas

 

14390_436459423198064_6951427944808297747_nCreated with Nokia Smart Cam

 

 

Nga mënyra e ndërtimit dhe organizimit , ajo që e bën qesharake këtë performancë të shpëlarë është se vërtet ngjason frikshëm me mentalitetin diktatorial të propagandës,  turmave dhe festave masive, por gjithçka është amatore dhe spontane. Kuptohet se brezi që lindi dhe u edukua paradave, aksioneve rreshtave  e uniformave sot ka në dorë drejtimin e kryeqytetit dhe gjithë vendit. Po formimi i vetëdijshëm dhe i pavetëdijshëm mbetet po ai i pankartave, pllakatave, masivitetit, udhëheqësit që takon popullin

 

 

Untitled-1

Madje as në pjesën seksiste arritën të kenë origjinalitet mentarët e bakanaleve të djeshme. Deshën të na servirin show me police të bukura, por Kimi ka qenë më i hershëm në paradat e tij, që – ta themi troç – ngjajnë goxha më ndjellëse…

 

 

 

Për tu kthyer edhe një herë tek fëmijët me të gjelbër që me trupat e veshur me uniformë formuan figurën e pemës. Pse iu desh Erion Veliajt kjo pllakatë demode edhe për kohën e saj, pale për ditët tona?

 

07_big

Sepse duket që ata që i kanë varur në qafë misionin për të tjetërsuar parkun nuk duan t’ia dinë se si do t’ia bëjë , por e duan shpejt. Kështuqë kryetari nuk e ka për gjë të përdorë çdo mjet: firmën e tij, imazhin e tij, këshilltarët e tij, mediat e tija, policinë e tij, aktivistët e tij, kundëraktivistët e tij, festën tonë, fëmijët tanë, mësueset e fëmijëve tanë. Çdo mjet e çdo çmim.

Ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme këtë përhumbje e ka shprehur me këtë biçim arti: njerëz a pemë, ç’rëndësi ka? Të gjithë përdoren

 

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *