Emigracioni shqipetar ne Gjermani dhe vendet e tjera te Europe.

Nga Leonard Mrishaj

Nder shekuj shqipetaret kane emigruar nga situate të shumta ne të cilen eshte gjendur vendi yne si lufterat e ndryshme, trazira brenda vendit etj…
Mbas ardhjes ne pushtet të Komunisteve dhe gjate gjith regjimit totalitar ne Shqiperi, vendi yne ishte nje vend totalisht i izoluar dhe emigracioni ishte shume I paket pervec shume pak atyre qe kishin fatin e madh te kalonin kufirin qe ruhej rreptesisht, por mbas viteve 1990 gjithcka ndryshoi dhe shqipetaret filluan te emigronin ne vendet perendimore ku Italia u be vendi i pare prites i shqipetareve qe largoheshin nga vendi I tyre pas trazirave e revoltave anti-komuniste , gjendjes se keqe ekonomike etj…
Ne vitet 2005 – 2013 emigrimet e ilegale rane shume, si efekt I mirqenjes ekonomike e punesimit ne vendin tone I cili ishte vend ne zhvillim e siper, shqipetaret ne vitet e fundit e kishin edhe me të lehte kur BE hoqi vizat ne vitin 2010 per Shqiperine e u dha mundesine shqipetarve te levizin lirisht pa viza ne vendet “Schengen”
Ne vitin 2012 shqipetare shume te paket shkonin ne Gjermani duke kerkuar azil politik, kadegori njerezish të cilit ishin ne konflikt hasmerie apo ne konflikte tjera ku shteti ishte I paafte ti zgjidhte, shume nga keta shqipetare perfitonin pasi kishin edhe nje lehtesim sepse Shqiperia nuk ishte ne listen e vendeve të sigurta te origjines. Kjo dukuri filloj të rritet ne vitet 2014, 2015, e vazhdon edhe sot.
Ne keto vite kishte nje numer të madh shqipetaresh te cilet emigruan ne vendet europiane si Gjermani, France, Suedi, Zvicerr të cilet kerkonin strehim politik. Ne keto vite emigrimi I shqipetarve u be nje problem per Gjermanine ku kerkuan strehim politik mbi 55.000 shqipetar, gje qe e detyroj BE ta shpallte Shqiperine vend të sigurte origjine edhe pse kjo binte ne kundershtim te plote me konventen nderkombetare të shteteve te BE gje qe u anashkalua dhe nuk u mor parasysh.
Nga keto shqipetare qe kane emigruar ne Gjermani 5.000 jane kthyer nga shteti Gjerman e pothuajse asnje nuk ka shprese per të perfituar azil ne vendet e BE, pasi shqiperia eshte nje vend I sigurte origjine ku shteti eshte I afte t’ju siguroje mbrojtjen e jetes qytetarve te vet.
Por pse po ikin shqipetaret masivisht? Kush jane faktoret qe ndikojne?
Nje pyetje qe mund t’I jepet nje pergjigjje shume e thjeshte nga kushdo qe ka ikur por dhe nga ata qe nuk kane ikur. Pasiguria, ekonomia e keqe papunesia.
Kjo eshte ajo qe I ben shqipetaret te emigrojne me se shumti ku mbas vitit 2013 ku shume shpresonin ne nje Rilindje te premtuar nga opozita e atehershme sapo moren freret e pushtetit nuk sollen gje tjeter vec se rrenimit ekonomik , papunesine , luften e bandave kriminale, pasigurine e qytetareve , kriminalizimi I zyrtarve te shtetit , korrupsioni I cdo zyre shteti deri ne cdo qelize dhe humbja e shpreses se te rinjve per të krijuar nje jete të pershtatshme ne vendin e tyre. Keto jane faktoret qe ndikojne ne emigrimin e shqipetarve ne vendet e BE .
Pervec shqipetarve të cilet kane emigruar ne vendet e BE jane edhe shume nga vende të tjera të botes si refugjatet e luftes ne Siri, njerez nga Afganistani, dhe gjithe lindja e mesme, dhe nga Afrika.
Nese veme re nje detaj shqipetaret të cilet shkojne ne vendet e BE edhe ata trajtohen sit e gjithe refugjatet e tjere , por mbas rritjes se fluksit te refugjateve nga Siria e lindja e mesme, kushtet qe u ofroheshin refugjateve nga shteti Gjerman filluan të pakesoheshin e të ishin me të keqija si me pare.
Gjermania u be shteti I pare prites I refugjateve qe erdhen nga cdo cep I botes nder ta dhe shqipetaret te cilet nuk kane asnjelloj konflikti. Kjo beri shtetin Gjerman të ulte numrin e shqipetarve qe kerkuan azil ne Gjermani e të filloje kthimin masivisht te tyre.
Po ne cfare kushtesh jetojne shqipetaret e refugjatet ne Gjermani?
Sigurisht qe nuk jane aspak ato kushte te mira qe shpesh her na serviren nga media, ne 70% te rasteve kushtet jane tmerrshme, une kam pasur rastin ti shikoj vete ku ata jetonin dhe mund te them qe njerezit nuk e mertojne të jetojne ne ate lloj katastrofe qe jetonin refugjatet, ne shume vende ne periferi të qyteteve Gjermane ngriheshin kampe perqendrimi refugjatesh , ato ishin ndertesa te vjetra të pa perdorura nga shteti te cilet ktheheshin ne ndertesa banimi e pritje refugjatesh , por ata qe ishin ne nje ndertese te tille ishin me fat pasi shume refugjat ne të shumten e rasteve shqipetare dhe azilkerkues të tjere nga vendet e Ballkanit I strehonin ne cadra të improvizuara ku kushtet ishin cnjerezore.
Shume shqipetar të cilet shkojne ne Gjermani shkojne vetem per te punuar e ky tashme eshte nje fakt qe nuk mund ta ndryshoje askush.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *