E fshehta e “dekriminalizimit”: Shërbim ndaj oligarkisë së kuqe. Fatmir HOXHA *

I ndjeri në foto është Artan Cemi. E ekzekutoi komunizmi në kufi, në vitin 1990, kur ai ishte 24 vjeç. Ekzekutimi i këtij djaloshi dhe të tjerëve është krim shtetëror, pasi ata janë vrarë nga shteti kur vet ky shteti zyrtarisht e kishte hequr vrasjen në kufi nga veprat e rënda penale.

 

6893_526109754233030_7064925611075843727_n

Ja dhe kriminelët se si janë shpërblyer, ndërkohë që 4500 shqiptarëve të vrarë prej këtyre ende nuk u dihet varri dhe mijëra të gjallë vërtiten zyrave për dëmshpërblimet ndërsa bijtë e këtyre vazhdojnë të tallen.

Ndaj dekriminalizimi që propozohet sot është farsë dhe hipokrizi.

Gramoz Ruçi, ministri i brendshëm i 2 Prillit sot drejton grupin parlamentar të partisë së pushtet.

Spartak Braho,  që e nisi karierën e prokurorit duke dhënë dënim me vdekje për një ushtar sot drejton sigurinë kombëtare. Një tjetër prokuror që ka dhënë dënim të tillë, për shkak se i mbylli dosjen prej gjashtëqind e ca faqesh Edi Ramës, u shpërblye duke u bërë …deputet i rilindjes…..

Klani Hoxha – Kapo – Nushi sot ka kapur ekonominë dhe drejton ekonominë e vendit. Për rrjedhim bën edhe politikën. Jo më kot djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Ramiz Alisë sot është kryeministër, pjella e Byrosë Politike, Ditmir Sulejman Bushati drejton politikën e jashtme, pjella tjetër e Byrosë Politike Sonila Llambi Gegprifti drejton kthimin e pronave, Ilir Hamit Beqja shëndetësinë…. për të mos harruar Edmond Dhori Panaritin. S’ka shumë kohë që presidenti i Republikës dekoroi viktimat e komunizmit të ekzekutuar me pretekstin e bombës tek ambasada sovietike. Janë 22 viktima të pafajshme të ekzekutuara me firmën kërkesën e prokurorit të përgjithshëm të kohës… Dhori Panariti! I biri i këtij iu betua Nishanit…Një tjetër ministër e ka patur të ëmën drejtuese të prokurorisë, për të mos vazhduar me djem e vajza, nipër e mbesa, nëpër ambasada, ministri, drejtori, e drejtësi.

Kjo klasë krijoi dhe po konsolidon oligarkinë 72 vjeçare në Shqipëri. Shumica e prokurorëve që dhanë vendime me vdekje u konvertuan në avoketë dhe sot janë miliarderë. Sekretarët e partisë, sigurimsat e funksionarët e tjerë të nomenklaturës komuniste u konvertuan në biznesmenë a bënë karierë në politikë. Ne që i mbijetuam genocidit komunist kur na doli dehja e lirisë, kuptuam se sërish mbetëm të rreckosur e margjinalizuar sepse oligarkia e kuqe ndërroi formë, ndërroi ngjyra por nuk harroi asnjë nga veset e vjetra.

Ja pse është tallje ky ligji i gjoja dekriminalizimit. Patjetër që njerëz të përfshirë në krime nuk mund të çohet ndërmend të jenë deputetë, kryetarë bashkishë a funksionarë të lartë shtetërorë. Por këta që përfliten sot janë vite dritë larg problemit. Krimi i vërtetë është OLIGARKIA KOMUNISTE!!! Janë bijtë e etërve, nipërit e etëve që sot kanë kapur Shqipërinë. Ky është krimi. Pa dënuar atë, paqe nuk ka dhe ligji, për ne, s’është veçse tallje, hipokrizi dhe një përpjekje vulgare për të mashtruar ndërkombëtarët. Nuk e kanë pjellë ndokët, frrokët, roshët krimin në vend por krimi i organizuar i oligarkisë komuniste i prodhoi ata. Pra pa shkulur mitrën që pjell krim , “dekriminalizimi” që po sillet vërdallë Kuvendit sot është shërbim për t’i zgjatur jetën dhe lehtësuar rrugën oligarkisë 72 vjeçare të Mafias së kuqe.

 

*Fatmir Hoxha, kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara – e re

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *