Sekreti për t`u dukur më e re

Higjena për fytyrën nuk është vetëm diçka e domosdoshme që lidhet direkt me higjenen por edhe me rininë e freskinë e fytyrës tuaj, prandaj duhet të jetë rutinë e përditshme.

Kujdesi i përditshëm do t`ju bëjë të dukeni më të rinj. Duhet të keni parasysh këto gjëra themelore:

Ndërroni këllëfin e jastëkut më shpesh. Gjithmonë hiqeni tualetin para se të flini. Mos i prekni aknet, sepse kjo shkakton rigjenerim dhe rishfaqje të tyren. Konsumoni ushqim të mirë për lëkurën tuaj.

Nëse keni rrathë të errëta vazhdimisht, atëherë duhet të mbani krem për sytë në frigorifer dhe ta përdorni atë rregullisht. Pini ujë! Hidratimi ju ndihmon të keni lëkurë të mrekullueshme. Hani sa më shumë ushqime organike. Asnjëherë mos përdorni aroma të forta për lëkurën.

Zbatimi i secilës nga këshillat e mësipsërme do t’ju marrë vetëm 30 sekonda nga koha juaj prandaj mos nguroni t’i praktikoni.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *