Pretendimet e larta mund të shkatërrojnë martesën tuaj

Sipas kërkuesve, pretendimet e larta mund të bëjnë ose zhbëjnë martesat në varësi të kapacitetit të çiftit. Ka njerëz që kërkojnë shumë pak prej lidhjes së tyre në çift. Në thelb, ata e perceptojnë martesën si një burim të përmbushjes dhe nuk shkojnë më tej me pretendimet

Studiuesit kanë zbuluar se pasja e standardeve të larta në martesën tuaj mund të ndikojë pozitivisht ose ta shkatërrojë plotësisht lidhjen bashkëshortore. Sipas tyre, standardet e larta, kujdes, mbështetja apo pavarësia, përmirësojnë kënaqësinë vetëm në martesat e forta.


Si të ruani një martesë të shëndetshme?

1 – Kujdesuni për peshën. Mund të mendoni se fillimi i jetës martesore ju jep të drejtën të shtoni ca kilogramë, por kjo mund t’ju dëmtojë shumë tërheqjen seksuale dhe shëndetin në përgjithësi.

2 – Bëni një plan financiar. Rreth 40 për qind të të martuarve pranojnë se e gënjejnë partnerin/en rreth vlerës së parave që shpenzojnë. Hartoni një plan tuajin të sinqertë.

3 – Hartoni rregulla të familjes. Çiftet i kalojnë 5 deri në 10 vitet e para të martesës duke hamendësuar se si duhet të funksionojë martesa e tyre dhe sapo të keni kuptuar rregullat kryesore, gjithçka do të vihet në vijë.

4 – Bëjeni seksin prioritet, por jo detyrim. Ndërsa marrëdhënia e rregullt seksuale do t’ju shërbejë të lidhni afrimitetin mes jush, kjo nuk duhet të jetë një detyrë ashtu si punët e domosdoshme të shtëpisë.

5 – Jini elastik. Përshtatuni me situatën që e shihni se ju ka rënë mbi shpatulla. Në një pikë të martesës suaj gjërat do të marrin të tatëpjetën, por kjo nuk do të thotë se do të jetë përherë ashtu.

6 – Qëndroni aktivë përgjatë viteve. Mos lejoni që rritja në moshë t’ju vërë poshtë. Qëndroni sa më aktivë të mundeni dhe do të kuptoni se kjo po i sjell një përfitim të madh martesës suaj.

7 – Rizbuloni njëri-tjetrin pa fëmijë. Pas largimit të fëmijëve nga gjiri i familjes suaj do të kuptoni se ju nuk jeni më të njëjtët si në fillim të lidhjes suaj, ndaj do t’ju duhet ta rizbuloni veten si çift.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *