Edhe Eliza Dushku: Jam abuzuar seksualisht në Hollivud. Isha 12 vjeçe…!

Edhe Eliza Dushku: Jam abuzuar seksualisht në Hollivud. Isha 12 vjeçe…!

Listës së gjatë të viktimave të abuzimit seksual në perandorinë kinematografisë botërore ‘Hollivud” i është shtuar edhe aktorja me orgjinë shqiptare Eliza Dushku.

Në një reagim të gatë në profilin e saj në facebook, ajo rrëfen një ngjarjet e dhimbshme që ka lënë gjurmë të errëta në jetën e saj, pikërisht ngacmimin seksual që i është bërë që në moshën 12 vjeçe, kur ajo ishte pjesë e filmit “True Lies”.

“Kur isha 12 vjeç, ndërsa filmova “True Lies”, unë u ngacmova seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollivudit”, e nis ajo rrëfimin e saj.

Në një rrëfim të gjatë Dushku flet për herë të parë për abuzimin seksual që kishte bërë një prej njerëzve që në fakt duhet të ishte mbrojtësi i saj, por që u kthye në një mostër të vërtetë, shkruan Express.

Pas 25 vitesh Eliza ka kujtuar skenën e traumatizuese për një fëmijë të moshës 12 vjeç, që ëndërr kishte të bëhej një aktore falë punës dhe mbështetjes së familjes.

Por Dushku shkruan se Kramer aso kohe 36 vjeç kishte arritur që të mashtronte edhe prindërit e saj duke bërë të besueshëm faktin se ai do të ishte një mentor në rrugën e bukur të aktrimit, por që ajo natë në Miami do të kthehej në ditën më të zezë të jetës për aktoren me orgjinë shqiptare.

Pas një rrëfimi të dhimbshëm Eliza Dushku shkruan se pas tregimit të kësaj historie, që atë e ka lënduar për gjithë këto vite karrierë dhe nuk ka patur guximin të flasë tashmë do të nisë fillimi i një qetësie të re duke e ditur se abuzuesi Kramer është denoncuar publikisht dhe nga shumë emra të njohur të Hollivudit.

Ndërkohë një prej eventeve më të mëdha që mbahet çdo fillim vit në botën e kinematografisë botërore por jo vetëm siç është ceremonia e “Golden Globe”, këtë vit iu kushtuar plotësisht temës së ngacmimeve seksualeve dhe dhunës ndaj grave. Shumica e trofeve për këtë vit shkuan pikërisht për ata filma që trajtonin gjerësisht këto tema.

Edhe vetë pjesëmarrësit kishin zgjedhur të respektonin kodin e veshjes, të veshur me të zeza, kjo për ti thënë “Stop” dhunës ndaj grave.

Kjo temë zuri edhe kopertinën e revistës prestigjoze “The Time”, ku mjaft aktore dhe këngëtare të abuzuara thyen heshtjen dhe folën hapur për atë çfarë kanë kaluar në jetë, abuzimet nga producentët apo dhe njerëz të tjerë gjatë karrierës së tyre.

Kopertina u cilësua edhe si “Personi i vitit” për gjithë kauzën që për herë të parë nxori në dritë skandalet që kanë ndodhur në Hollivud”.

Hashtagu “Me too”, zuri vend në shumë postime të figurave të njohura në botë që pranuan dhunimin seksual gjatë karrierës së tyre duke denoncuar hapur emra të njohur të perandorisë kinematografike “Hollivud” .