Romir Zalla jep alarmin: Po ra Teatri Kombëtar, do bjerë qeveria…! Publiku duhet të reagojë!

Romir Zalla jep alarmin: Po ra Teatri Kombëtar, do bjerë qeveria…! Publiku duhet të reagojë!

Aktori i njohur i humorit, i cili së fundmi ka bërë emër edhe si moderator, ka qenë i ftuar i ditës së sotme në SYRI.net, ku iu është përgjigjur pyetjeve të Alen Xhelilit, në thelb të të cilave ishte diskutimi për problemet aktorëve te Teatrit Kombëtar, të cilët kanë ngritur në protestë kundër prishjes të godinës së këtij institucioni.

“Qeveria po tenton ta përçajë protestën kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtare, publiku duhet të reagojë. Institucioni i Teatrit Kombëtar është një koncept më i gjerë, një institucion që përçon vlerat më të mira të një kombi.

Ky është problem midis tre palëve, ku përfshihen artistet, qeveria, por edhe publiku, i cili është një pjesë shumë e rëndësishme. Po mundohen që të përçajnë këtë protestë. Për ta bërë të duket ordinere, për ta zhbërë këtë lëvizje. Ndërkohë që nuk duhet të jetë kështu….!

Kemi të bëjmë me një kauzë të rëndësishme, prandaj njerëzit, të gjithë, nga komuniteti i artistëve e deri te shikuesi i fundit duhet të pozicionohen për këtë çështje.

Situata është shumë e rëndë. Nëse bie teatri kombëtar, do të bjerë qeveria…!

Gjithsesi, …nëse nuk bie qeveria realisht, e sigurt që të bie teatri kukullave dhe një zinxhir tjetër teatrosh apo të ndjeshme. Kjo manovra që thonë nuk na duhet, e lënë të rrënohet dhe pastaj e shembin dhe mbjellin aty një kullë. Siç ndodhi edhe me ndërtesën e institutit të Botanikës, e cila u prish dhe aty po ndërtohet një kullë, ndërkohë që askush nuk foli, nuk tha një fjalë”, u shpreh aktori Romir Zalla. / SYRI.net /