Pas Nobelit në letërsi, Ishiguro: Mendova se ishte “fake news”

Pas Nobelit në letërsi, Ishiguro: Mendova se ishte “fake news”

Është nevojitur konfirmimi nga rrjeti britanik BBC që novelisti Kazuo Ishiguro të besonte se ai kishte fituar Çmimin Nobel në Letërsi. Nderimi me këtë çmim ishte krejt i papritur për novelistin, i cili shpreson të ruajë lidhjen e veçantë që ai ka krijuar me lexuesin përmes veprave të tij.

“Fillova ta besoja se lajmi ishte i vërtetë vetëm kur BBC më telefonoi”. Ka qenë ky reagimi i parë i novelistit tashmë nobelist, Kazuo Ishiguro.

“Në këtë epokë të lajmeve të rreme,(fake news) mendova se ndoshta ishte një gabim,” vijoi më tej novelisti në një intervistë për rrjetin britanik BBC.

Ishiguro nuk e priste një vlerësim të tillë, teksa e konsideron Çmimin Nobel si diçka për të cilën nuk mendon në përgjithësi.

Sidoqoftë, Ishiguro u shpreh i nderuar që vlerësohet me një çmim të tillë.
“Në një kohë kur bota është kaq e paqëndrueshme, njerëzit janë shumë të pasigurtë për vlerat. Mendoj se Çmimi Nobel nënkupton diçka shumë pozitive. Është nder i madh të jem këtu, ta bëj këtë pranë shkencëtarëve të mëdhenj,” vijoi Ishiguro në intervistën e tij, teksa shton se shpreson të vijojë të sjellë vepra në të cilat lexuesit të gjejnë veten.

E vetmja vepër që kemi prej tij në shqip është romani “Mos më ler të shkoj” (2005), përkthyer nga Rudi Erebara.
/Oranews.tv/

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *