Nis projekti i filmit “Lazarat Burning”

Kompania e famshme e filmave, “Mercury Films”, ka zbuluar se ka nisur një projekt për një film që do të titullohet “Lazarat Burning” dhe ku do të interpretojnë Albana Osmani, Ermal Mamaqi dhe Jonida Vokshi.

Filmi do të shfaqet në qershor të vitit 2017 dhe tregon historinë e Bujar Savës, i cili në moshë të vogël u bë dëshmitar i vdekjes tragjike të prindërve të tij pasi u rrënuan ekonomikisht nga skemat piramidale të fillimviteve ’90 në Shqipëri. Bujari bëhet efektiv i forcave speciale të policisë dhe merr misionin për të rrëzuar bosin e mafias së Lazaratit.

Mendohet se filmit do i bashkohet edhe Blerim Destani. Do të ketë edhe aktorë rusë si Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiev dhe Ivan Makarevich.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *