Ndërron jetë Piktori i Merituar Agim Faja

Ndërron jetë Piktori i Merituar Agim Faja

Ndërron jetë piktori i Merituar Agim Faja në moshën 74-vjeçare. Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 17:00 në Shijak.

Agim Faja ka lindur në Shijak në 14 mars 1939, ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Elbasan në vitin 1954 dhe më pas shkon në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, ku përfundon studimet në vitin 1958.

Në vitin 1960 ndjek edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve i sapo hapur në atë kohë, ku merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi.

Agim Faja është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe personale.

Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ai është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *