Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar.
Loni Papa, dramaturgu dhe autori i letërsisë për fëmijë është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

JETESHKRIMI

Loni Papa u lind më 28 mars të vitit 1932. Ai ishte dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë, lëvrues i prozës, poezisë shkrimeve publicistike, rrëfenjës, fabulës etj. Autor i më shumë se 35 veprave lertrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës e i disa çmimeve kombëtare. Papa mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe.