Ermal Meta mesazh shqiptarëve: Nuk dini asgjë mbi jetën time, kur thashë “bastard”

Ermal Meta mesazh shqiptarëve: Nuk dini asgjë mbi jetën time, kur thashë “bastard”

Eshte folur shume per jeten e Ermal Metes dhe aluduar per raportin e tij me nje baba te dhunshem. Pas gjithe atyre qe jane thene e shkruar, vjen reagimi i forte i vete kantautorit shqiptar.

Postimi i Ermal Metes

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.

Ermal Meta