Artistët paraqesin projektin e tyre kundër atij të Ramës: Teatrin t’a bëjë shteti, nëse duan kulla…

Artistët paraqesin projektin e tyre kundër atij të Ramës: Teatrin t’a bëjë shteti, nëse duan kulla…

Aktori i madh Robert Ndrenika është shprehur kundër idesë dhe vendimit të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erjon Veliaj që Teatri Kombëtar të bëhet me partneritet publik-privat.

Në një diskutim të aktorëve dhe artistëve lidhur me projektin e paraqitur pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, Ndrenika tha se Teatrin duhet ta bëjë shteti, pasi nga partneriteti publik-privat, i fituar del privati dhe jo interesi publik.

“Teatrin duhet ta bëjë shteti, jo privati. Nëse duan të bëjnë kulla, atëherë le ti bëjnë këtu ku është teatri sot edhe nja 3 apo 4, veç atyre 7 apo 8 dhe ne le të na japin sheshin te vëllezërit Frashëri, edhe aty mund të bëhet një teatër i mirë. Pra e kam fjalën se ka disa variante që mund të diskutohen.

Edhe në Maqedoni shteti e bëri teatrin, jo vetëm për maqedonasit por edhe për shqiptarët, që shteti u pi gjakun, si i thonë fjalës, dhe ka bërë një teatër shumë të mirë”, tha aktori i madh i skenës shqiptare.

Bujar Kapexhiu tha se në të gjithë Botën godinat e vjetra ruhen, nuk prishen.

Arben Derhemi tha se një projekt i realizuar nga regjisori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu është më ambicioz dhe i pranueshëm nga artistët. “U prezantua projekti nga danezi, ne sjellim projektin e shqiptarit (Kapexhiut)”, tha Derhemi.